Përveç banesës së babit të ish-gruas në Lalëz, autoritetet kanë ushtruar kontroll dhe në banesën e Arben Ahmetajt pranë Liqenit Artificial në Tiranë.
Mësohet se kanë qenë të pranishëm agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të ndihmuar nga Policia e Shtetit dhe në prani të mbrojtësve.
Sipas informacioneve, brenda në banesë nuk është gjetur dhe nuk është marrë gjë.