Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Agimi i Artë” në Greqi në perëndim

2019/07/27 at 8:45 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Agimi i Artë” në Greqi në perëndim

Ishte një rezultat zhgënjyes elektoral: Me 2,93 përqind të votave ekstremistët e djathtë “Agimi i Artë” në Greqi dështuan në pragun e përfaqësimit parlamentar, që ligji e parashikon me të paktën 3 përqind të votave.

Pas zgjedhjeve parlamentare më 7 korrik kësaj partie iu desh t’u verë kapakun ambicieve politike për katër vitet e ardhshme. Por një tjetër grupim i ri i së djathtës, i ashtuquajturi “Zgjidhja greke”, ia doli të përfaqësohet në parlament.

Kryetari i partisë Kyriakos Velopoulos konsiderohet si populist i paparashikueshëm, por ai nuk është militant. Me sa duket zgjedhësit e së djathtës kanë vendosur për një zgjidhje më pak radikale dhe kësaj here i kthyen kurrizin “Agimit të Artë”.

Pas zgjedhjeve Nikolaos Mikaloliakos në një fjalim në televizion thotë, se gjoja ka pasur tradhti nga ish-shokët e tij të idealit.

Fillimi i fundit për një trupë të dhunshme të padëshiruar? Ka shumë mundësi, thotë politologia Vassiliki Georgiadou, e cila hulumton ekstremizmin e djathtë dhe ka shkruar disa libra.

“Jo vetëm suksesi, por edhe forca organizative e “Agimit të Artë” me sa duket ka rënë”, thotë për DW Georgiadou.

Në vitet e shkuara partia praktikisht ka funksionuar si një milici, duke i mobilizuar njerëzit e saj kryesisht në kryeqytet në epiqendrat e saj. Por nëse suksesi politik mungon, atëherë partia neonaziste nuk është më tërheqëse për përkrahësit e saj, mendon ekspertja. Një tjetër pasojë: “I ashtuquajturi parimi i udhëheqësit duket se nuk funksionon më, kryetari i partisë Mikaloliakos është i diskutueshëm.”

Ndërkaq procesi kundër Mikaloliakos dhe anëtarëve të tjerë drejtues të partisë vazhdon për shkak të “anëtarësisë në një organizatë kriminale”. Për këtë lloj krimi kodi penal parashikon dënime dhjetë vjet burg dhe në rast të ndërlidhjes edhe me vepra të tjera penale dënimi mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
Kronikë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

22 Shtator, 2025 3:42 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

22 Shtator, 2025 3:07 pm
Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
Rajoni

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

22 Shtator, 2025 2:00 pm
Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet
Bota

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

22 Shtator, 2025 1:57 pm
Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
Kryesore

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

22 Shtator, 2025 1:12 pm
Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht
Aktualitet

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

22 Shtator, 2025 1:07 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Anglia njeh Palestinës, SHBA: Mburrje e kotë

22 Shtator, 2025 11:30 am
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Ermal Dredha dha dorëheqjen, ja kush do e drejtojë bashkinë e Vlorës

22 Shtator, 2025 11:26 am
PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje
Kryesore

PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje

22 Shtator, 2025 10:56 am
Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja: E fal të riun që i mori jetën burrit tim
Bota

Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja: E fal të riun që i mori jetën burrit tim

22 Shtator, 2025 10:52 am
Para
Ambasadorja franceze:Krizën zgjidheni vetë!Detaje për bisedën Rama- Macron

Ambasadorja franceze:Krizën zgjidheni vetë!Detaje për bisedën Rama- Macron

Rusia paralajmëron mediat britanike

Rusia paralajmëron mediat britanike

Basha: Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten nga qeveria

Basha: Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten nga qeveria

TE FUNDIT

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
22 Shtator, 2025

Një 37-vjeçar ka mbërritur i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës. Policia njofton...

Lexo më shumë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
22 Shtator, 2025

Një i ri 24-vjeçar është arrestuar në Fier, me akuzën pornografi me të mitur. Në pranga ra I. M., 24...

Lexo më shumë

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
22 Shtator, 2025

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare aktori i shquar Enver Petrovci. Petrovci ishte i njohur për rolet e tij të...

Lexo më shumë

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet
22 Shtator, 2025

Qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Portugalisë e kanë njohur zyrtarisht Palestinën. Një shtet i shpallur në mënyrë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com