Agjensia e Lajmeve Franceze ka bërë me dije se ushtria turke ka njoftuar se ka marrë pushtetin.
Ushtria turke ka deklaruar se marrëdhëniet ndërkombëtare do të vazhdojnë.
Të shtëna me armë janë dëgjuar në kryeqytetin turk Ankara mbrëmjen e sotme.
Një dëshmitar i tha Reuters se janë parë avionë ushtarakë dhe helikopterë në fluturim.
Kryeministri turk, Binali Yildirim ka bërë me dije se një grup i armatosur brenda ushtrisë ka tentuar për të bërë një grusht shteti.
Banorët në Ankara kanë dëshmuar në mediat sociale se kanë parë në fluturim avionë luftarak, F16 duke fluturuar ulët mbi qytet.
Një zyrtar turk, ka bërë me dije se ushtria ka qenë vendosur edhe në disa qytete të tjera të Turqisë, por nuk i ka specifikuar se në cilët kryesisht.
Nga të dhënat paraprake, në Ankara, Drejtoria e Policisë, ka thirur çdo efektiv të policisë në detyrë