Gjykata e Posaçme e Apelit shpall vendimin për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.
Togat e zeza vendosën për Lefter Kokën me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj.
Alqi Bllako shpallet fajtor dhe dënohet për shpërdorim detyre me 4 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin.
Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 4.8 vite.
Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do vuajnë 2.8 vite heqje lirie.
Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet edhe për Bardhyl Çabirin që u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1.4 burg.