Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afera e inceneratorëve, SPAK: Ish-ministri Lefter Koka mori mbi 1.4 miliard Lekë

2022/03/29 at 12:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U arrestua për inceneratorët/Lefter Kokës i sekuestrohet edhe pasuria

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit SPAK, ka dhënë detaje mbi hetimet e kryera për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.


Përveç kërkesës drejtuar Kuvendit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, SPAK ka bërë të ditura të dhëna edhe për ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili ndodhet në burg i arrestuar pak muaj më parë për inceneratorin e Elbasanit.

Koka rezulton të jetë i përfshirë edhe në aferën e inceneratorit të Fierit. Kështu, nga hetimet e SPAK ka rezultuar se kompania që ka fituar koncesionin e Fierit, Integrated Technology Ëaste Treatment Energy, dhe kompania tjetër që ka zbatuat punimet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, Integrated Technology Services, kanë qarkulluar fatura fiktive tatimore për punime, që në fakt sipas SPAK, nuk janë kryer.

“Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total në vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 Lekë”, thotë SPAK.

Kjo shumë parash, pra mbi 1.4 miliard Lekë të vjetra, siç del nga hetimet e SPAK, i është dhënë ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për të favorizuar kompaninë.

“Gjatë hetimeve kanë rezultuar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shuma monetare 146,083,071 lekë që i është faturuar shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., dhe që është paguar më pas nga kjo shoqëri, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., në zhvillimin e procedurës së dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”.

Shtetasi K. Z. në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, si dhe shtetasi A.M., në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Shtetasi Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria e koncesionit “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., përfitime të parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncesionare, duke përdorur disa shoqëri të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij dhe prej personave familjarë të tij. Marrja e përfitimeve është realizuar nëpërmjet skemës fiktive të kryerjes së punimeve dhe të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit”, deklaron SPAK.

Gjithashtu SPAK bën me dije se është vendosur sekuestrimi për 4 pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Lefter Koka, që përmbushin vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme nga Inceneratori i inceneratorin e Fierit.

“Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 4 (katër) pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Lefter Koka, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lek”, njofton SPAK./Opinion.al



Ju sugjerojmë

SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve
Bota

SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve

15 Korrik, 2025 8:51 am
Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit
Aktualitet

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

15 Korrik, 2025 8:42 am
Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?
Bota

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

15 Korrik, 2025 8:31 am
Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

15 Korrik, 2025 8:23 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:16 am
Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
-U tha në Opinion

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

14 Korrik, 2025 10:57 pm
Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
-U tha në Opinion

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

14 Korrik, 2025 10:44 pm
Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
-U tha në Opinion

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

14 Korrik, 2025 10:32 pm
Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Para
“Nuk kam parë radhë si sot”/Këlliçi: PD më e fuqishme, beteja e vetme me Ramën

Kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetit, Këlliçi: Afera e shekullit

Inceneratorët/Kryemadhi:Zoto ka marrë kontrata të tjera, edhe për ndërtim rrugësh

Inceneratorët/Kryemadhi:Zoto ka marrë kontrata të tjera, edhe për ndërtim rrugësh

PD: Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri-tjetrin

SPAK kërkon arrestimin e Bllakos, PD: Rama mos bllokojë kërkesën e Prokurorisë
















TE FUNDIT

SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve

SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve
15 Korrik, 2025

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ndaloi përkohësisht vendimin e Qeverisë amerikane për t’iu hequr statusin e mbrojtjes së përkohshme...

Lexo më shumë

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit
15 Korrik, 2025

Gjirokastra feston sot 20-vjetorin e anëtarësimit në UNESCO. Në këtë ditë kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga qyteti i...

Lexo më shumë

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?
15 Korrik, 2025

Kievi dhe Odesa janë nën sulmet më masive ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Moska po sulmon me...

Lexo më shumë

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024
15 Korrik, 2025

Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024 për normat më të larta të migracionit neto negativ (kthimet minus ikjet) me -12.1...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com