Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kryetari i PD, Sali Berisha thotë se aksionerët e vërtet të aeroportit të Vlorës janë eksponentë të qeverisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Edhe për aeroportin e Vlorës, i cili prej disa kohësh ka një debat mes drejtuesve të kompanive që po operojnë në ndërtimin e tij, Berisha thotë se në krye të skemës korruptive qëndron vet kryeministri Edi Rama.
“Aeroportin e Vlorës në projektin e paraqitur nga Edi rama e kundërshtoi Arben Ahmetaj dhe për hir të vërtetës dhe Damian Gjiknuri. Edi Rama ia ngarkoi Belinda Ballukut dhe krenarish iu thoshte që kjo më kryen punë mua, kjo më duhet jo ju. Pse? Sepse ata i thanë që ky nuk mund të ndërtohet në këtë mënyrë. Në projektin e tyre, biletat e munguara që duhet të paguante shteti ishin 120 milionë euro, në projektin e dytë janë 140 milionë. Vërtet lubia nuk respektojë asnjë ligj i mori në pazarin e vet dhe bënte tendera, po kjo është vepër e Edi Ramës. Baca i madh dhe baca i vogësl për Belindën nuk luanin këmbën, ata i solli Edi Rama qoftë direkt apo indirektë. Ju e patë atë konsullin, se si ishte i interesuar konsulli, baca i vogël konsulli, i cili doli një orë e gjysmë dhe dua ta falenderojë përzemërsisht dhe u faktoi qytetarëve se aksionerë janë qeveritarët, Rama me Lubinë, thuhet dhe Taulant Balla. Nëse zbatohet ligji ata duhet të shkojnë në hetim të gjithanshëm. Prokurori i çështjes ka patur vështirësi të jashtëzakonshme, ka marrë kërcënime me jetë në prani, siç është thënë, të fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga njeriu më i afërt i lubisë. Rama e ka kërcënuar me telefon, me telefonin e Ulsi Manjës”,-tha Berisha./Opinion.al














