Prokurori i shtetit, Adriatik Llalla në Komisionin e Sigurisë: Prokuroria ka filluar procedim penal për shpërdorim detyre. Hetimi ka ardhur nga indicie (informacion) se në Shqipëri ishte futur një pajisje përgjuese dhe gjurmuese që përdorej në mënyrë të paligjshme nga Policia e Shtetit. Prokuroria është në fazën e parë të hetime për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pyetje nga Lutaj: A keni pasur pengesa në hetim dhe kush ua tha informacionin? 2. Po në lidhje me pajisje tjetër të para disa kohëve?
Kryeprokurori Llalla: Kemi marrë të dhëna nga SHISH por edhe nga burime të tjera. Hetimi ka vetëm 5 ditë që ka nisur. Prokuroria ka krijuar grup pune për ta përfunduar hetimin sa më shpejt.
Hetimet e para disa kohëve për pajisjen e Ministrisë së Mbrojtjes është ende në hetim.
Nëse prokuroria do të hasë pengesë në zbardhjen e ngjarjes do nisim hetime për zbardhjen e së vertetës.