Një çmenduri virtuale ka nisur në Mbretërinë e Bashkuar.
Djem të rinj sfidojnë njeri tjetrin në atë që e kanë quajtur “Sfida e Zjarrit”.
Me mijëra video janë postuar në Facebook dhe Youtube ku shfaqen adoleshentët që hedhin mbi trup vaj dhe lëngje të tjera të djegshme përpara se ti vënë flakën vetes. Hapi tjetër i sfidës është të shuash menjëherë zjarrin duke u hedhur brënda një pishine ose vaske.
Por kjo sfidë ka rezultuar e dëmshme për një djalosh 11vjeçar. Oliver Sharp, pësoi disa djegie në trup. Ai ishte i vetëm në dhomë kur i vuri flakën bluzes së tij.
Trendi i kësaj sfide doli jashtë mode në Amerikë ku një djalë 15 vjeçar u dogj për vdekje vitin e shkuar pasi i gjithë trupi i tij u përfshi nga flakët.