Gjykata për Krimet e Rënda ka shtyrë seancën për vrasjen e Admir Muratajt. Kjo seancë është shtyrë për shkak të mungesës së certifikatës së vdekjes.
Prokuroria i ka bërë kërkesë Mjekësisë Ligjore për të sjellë certifikatën e vdekjes së Muratajt dhe ADN-në. Gjatë seancës prokurori tha se gjurmët e gishtave përputhen me ato të Admir Muaratajt.
Procesi ndaj Muratajt të Krimet e Rënda do të zhvillohej për 3 grabitjet e blindave në vitet 2015-2017, ku ai akuzohej si organizatori.
Sa i përket ngjarjes së 9 prillit ka shumë dilema për vrasjen e Muratajt. Dilemat e ngritura pas ngjarjes se kush qëlloi mbi njeriun që organizoi grabitjen e 6 milionë eurove, vijojnë edhe pas raportit mjeko–ligjor.
Murataj mbante një maskë, e cila është tashmë një provë materiale në duart e policisë. Autopsia tregon se Murataj u qëllua me një armë Kallashnikov, në syrin e djathtë, i cili e bëri të pa identifikueshëm imazhin e tij.
U desh ndërhyrja e familjarëve që të bëjnë identifikimin e kufomës. Por distanca nga e cila është qëlluar Admir Murataj mbetet enigmë, bashkë me personin që e eliminoi atë, pak minuta pas grabitjes./ Opinion.al