Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

2025/05/25 at 11:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi të premten masa të reja për gazetarët që të shoqërohen me eskortë zyrtare brenda pjesës më të madhe të ndërtesës së Pentagonit. Ky vendim është pjesë e disa masave kufizimesh ndaj medias nga administrata Trump.

Masat, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë, ndalojnë gazetarët me akreditim të hyjnë në pjesën më të madhe të selisë së Departamentit të Mbrojtjes pa miratimin dhe shoqërimin zyrtar.

Në një memorandum, Hegseth theksoi se ndërsa Departamenti mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, është “po aq i detyruar të mbrojë informacionin e klasifikuar dhe të ndjeshëm, zbulimi i paautorizuar i të cilit mund të rrezikojë jetën e ushtarakëve amerikanë”.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Shoqata e Gazetarëve të Pentagonit, që përfaqëson interesat e mediave që mbulojnë ushtrinë amerikane, e cilësoi këtë vendim si “një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit”.

Ata argumentuan se gjatë dekadave të fundit, pavarësisht nga administratat republikane dhe demokrate, gazetarët kanë pasur qasje në hapësira jo të klasifikuara në Pentagon, madje edhe pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, pa pasur probleme për sigurinë operative.

Në reagim, zëdhënësi i Pentagonit Sean Parnell tha se “këto masa të reja janë të nevojshme për të mbrojtur informacionin e ndjeshëm dhe për të siguruar mbrojtjen e ushtarakëve amerikanë nga rreziqe të parandalueshme”.

Që nga rikthimi i Trump në pushtet në janar, Pentagoni ka nisur hetime mbi rrjedhje informacioni, ku tre zyrtarë janë vendosur në pushim administrativ.

Po ashtu, disa media tradicionale si New York Times, Washington Post, CNN dhe NBC janë detyruar të lënë hapësirat e tyre në Pentagon, në mënyrë që t’i hapin vendet për mediat më miqësore ndaj administratës Trump, si New York Post, Breitbart dhe One America News Network.

Administrata Trump ka përdorur edhe teste me poligraf për hetimin e rrjedhjeve të informacionit, duke kërcënuar me shkarkim disa zyrtarë që i refuzojnë ato. Shtëpia e Bardhë deklaron se nuk do të tolerojë rrjedhjet e informacionit dhe se punonjësit federalë duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë.

Memorandumi i Hegseth paralajmëron gjithashtu masa të tjera sigurie dhe kontroll më të rreptë në dhënien e akreditimeve në të ardhmen.

Ju sugjerojmë

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
-U tha në Opinion

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

25 Nëntor, 2025 10:37 pm
Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

25 Nëntor, 2025 10:02 pm
Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm
Aktualitet

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

25 Nëntor, 2025 9:18 pm
“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar
Bota

Ukraina kërkon takim Trump-Zelensky në SHBA këtë javë

25 Nëntor, 2025 7:32 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

25 Nëntor, 2025 6:38 pm
Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës
Rajoni

Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës

25 Nëntor, 2025 6:18 pm
Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit
Aktualitet

Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

25 Nëntor, 2025 5:52 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

25 Nëntor, 2025 5:18 pm
Para
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë

Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Vala e re e azilantëve, BE planifikon forcimin e vendeve të treta të sigurta

Vala e re e azilantëve, BE planifikon forcimin e vendeve të treta të sigurta

TE FUNDIT

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
25 Nëntor, 2025

Lidhur me rastin e së hënës ku dy persona në Orosh u arrestuan pas 12 orëve mosbindje ndaj policisë, Eugen...

Lexo më shumë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
25 Nëntor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen person “non grata” nga Greqia. Hoxha sqaroi me detaje...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
25 Nëntor, 2025

Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së...

Lexo më shumë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
25 Nëntor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi është gati të ecë përpara me marrëveshjen e paqes të mbështetur nga SHBA-të dhe është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com