Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Administrata në qendrat e votimit, Rama shpjegon sistemin

2020/06/04 at 9:57 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Administrata në qendrat e votimit, Rama shpjegon sistemin

Depolitizimi i administratës është një kërkesë eksplicite prej 30 vitesh nga ODIHR. Kështu është shprehur Kryeministri Rama gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, duke shpjeguar se si mazhoranca ka propozuar të kryhet ai që quhet depolitizim i administratës, e që duket se është një pikë e padakordësuar në çështjen e reformës zgjedhore.

“Ne kemi përpara një detyrë të qartë, të depolitizojmë administratën zgjedhore dhe kjo është një kërkesë thelbësore e ODIHR-it dhe ajo që na kërkohet nga BE dhe nga SHBA është një ligj zgjedhor bazuar në rekomandimet e OSBe- ODIHR-it.

Ajo çfarë na kërkohet ne është një marrëveshje me element thelbësor depolitizimin. E dyta nuk jemi në një kohë kur administrata ishte një falangë e madhe politike, por jemi shumë vite më pas. Nga ana tjetër është shumë e thjeshtë llogaria. Po të bëhet me 7 x 7= 42, nuk del, po të bëhet me aritmetikë del.

Shqipëria ka 16 mijë e 500 komisionerë nëse komisionet janë me tre persona. Administrata publike shqiptare, me statusin e nëpunësit civil dhe që mbrohet nga ky status, ka afro 16 mijë persona, pavarësisht se këtu mund të përfshihen mësuesit që përfshihen në gjithë botën. Është hapur hapësira që të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, pra të gjithë anëtarët e partive politike (brenda këtyre) që duan të regjistrohen vullnetarisht për të qenë komisionerë, me kushtin që të kenë një diplomë dhe të mos kenë probleme me ligjin, mund të regjistrohen, pra të gjitha partitë mund t’i nxisin ata që kanë bërë komisionerin më parë të regjistorehn. Dhe kështu krijohet një rezvuar njerëzish që mund të shkojë në 60 -70,  apo 100 mijë persona. Dhe në këtë rezervuar administrata pse është e rëndësishme?  Administrata do ta ketë me detyrim në rast se i bie shorti. Gjithë ky rezervuar është rezervuari ku do të selektohen njerëzit. Dhe do të bëhet me short, jo me emërim. Shortin do ta hedhi KQZ në mënyrë transparente.  Dhe këtu mund t’i bjeri shorti një anëtari të PD apo partive të tjera dhe sigurisht që do t’i bjeri shorti dhe një punonjësi të administratës. Punonjësi i administratës e ka me detyrim, vullnetarin nuk e detyron dot. Nëse ju më gjeni mua përtej mitologjisë një nëpunës civil që është i gatshëm të shkojë në komision dhe të rrezikojë vendin e punës dhe të drejtën për të punuar për shtetin shqiptar gjithë jetën  dhe shkon në burg për manipulime, atëherë ma tregoni kush është se një të tillë në Shqipëri nuk ka”, u shpreh Rama.

I pyetur nga gazetari Robert Rakipllari se si mund të funksionojë besimi tek një administratë e punësuar nga politika, Rama tha:

“Dhe për t’u kthyer tek çështja e besimit , me lejoni t’ju jap një shembull.  Nëpunës civil në nivelin qendror, gjithsej janë 16 mijë. Në varësi të ministrive janë 9 mijë. E dini ju se sa nga këta 9 mijë kanë hyrë në punë pas vitit 2013. Vetëm 33%. 67% e tyre kanë hyrë në kohën kur qeveriste PD, një pjesë e madhe dhe një pjesë kanë qenë edhe më përpara”, deklaroi Rama./Opinion.al

Etiketa: administratarama

Ju sugjerojmë

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani
Bota

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani

22 Nëntor, 2025 2:24 pm
Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
InstaBIZ

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

22 Nëntor, 2025 1:31 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri i dha valium, më pas i vodhi shtëpinë

22 Nëntor, 2025 1:28 pm
Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Para
A do e miratojë Reformën Zgjedhore pa opozitën? Si përgjigjet Rama

A do e miratojë Reformën Zgjedhore pa opozitën? Si përgjigjet Rama

Pse nuk pranoi qeveri teknike? Rama: Është një eksperiment i dështuar

Pse nuk pranoi qeveri teknike? Rama: Është një eksperiment i dështuar

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Rama: Mos u çudisni që mund të ndodhi

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Rama: Mos u çudisni që mund të ndodhi

TE FUNDIT

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
22 Nëntor, 2025

Jair Bolsonaro është arrestuar nga Policia Federale e Brazilit. Ish-presidenti, i dënuar me 27 vjet e gjashtë muaj burg për tentativë...

Lexo më shumë

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
22 Nëntor, 2025

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë lënë pas probleme në disa zona të vendit. Në qarkun Korçë, situata mbetet...

Lexo më shumë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
22 Nëntor, 2025

Pas rreth 3 orësh, zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas...

Lexo më shumë

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
22 Nëntor, 2025

Situata në Qarkun Lezhë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com