Këngëtarja Adelina Ismaili u bë nënë katër muaj më parë duke sjellë në jetë djalin e saj Uliksin.
Ajo është treguar shumë e rezervuar në publikimin e fotove me djalin, por bashkëshorti i saj Vali ka qenë më bujar.
Në muajin korrik ai postoi një foto të tijën duke mbajtur në prehër Uliksin e vogël dhe duke na e prezantuar të gjithëve. Ndërsa sot publikoi foton që po prisnim. Ai ka postuar një fotografi të Adelinës me djalin ku të dy mbajnë syze. Në fakt Adelina duket një mami shumë seksi, ndërsa djali një yll i vogël.