Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Addio Umberto Eco

2016/02/20 at 11:24 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Addio Umberto Eco

nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë bashkëkohore, Umberto Eco ka vdekur të premten mbrëma. Lajmin për vdekjen autorit të “Emri i trëndafilit” e kanë konfirmuar familjarët e tij për gazetën italiane “La Republica”.

Eco ishte 84 vjeçar. I lindur më 5 janar 1932, ai ishte një studiues i semiotikës mesjetare, filozof, kritik letrar dhe novelist, më së shumti i njohur për romanin “Emri i trëndafilit” (Il nome della rosa) i botuar në vitin 1980. Romani është një mister intelektual që përzjen semiotikën në një vepër letrare, analizën biblike, studimet mesjetare dhe teori mbi letërsinë. Ai ka shkruar gjithashtu tekste akademike, libra për fëmijë dhe shumë ese, shkruan Koha Ditore.


Eco ishte president i Scuola Superiore di Studi Umanistici në universitetin e Bolonjës, anëtar i Accademia dei Licei dhe Bursist Nderi në kolegjin Kellogg në Universitetin e Oksfordit. Eco ka lindur në Alessandria në rajonin e Piemontes në Italinë e veriut. U arsimua pranë urdhrit Salezian. I ati i sugjeroi Umbertos të studionte për jurist por ai u regjistrua në Universitetin e Torinos për të studiuar filozofinë dhe letërsinë mesjetare. Shkroi tezën e vet të diplomës mbi Tomas D’Akuinin dhe diplomoi në letërsi në vitin 1954. Gjatë kësaj kohe, Eco u largua nga Kisha Katolike pasi pësoi një krizë besimi.

Punoi si redaktor kulture në Radio Televizionin e Italisë (RAI) dhe si profesor në Universitetin e Torinos. Një grup avangardë artistësh, piktorësh, muzikantësh dhe shkrimtarësh, me të cilët u miqësua gjatë punës te RAI, të quajtur “Grupi 63”, patën një ndikim të madh te karriera e tij e ardhshme si shkrimtar. Libri i tij i parë. “Il problema estetico in San Tommaso”, i cili qe një variant i zgjeruar i tezës së tij të doktoraturës u publikua në vitin 1956. Në vitin 1962, Eco u martua me Renate Ramge, një mësuese gjermane e artit, me të cilën ka një vajzë dhe një djalë. Jetoi pjesërisht në Milano dhe pjesërisht në shtëpinë e vet të pushimeve pranë Riminit. Shquhej për bibliotekën e tij me 30 mijë libra në Milano dhe një tjetër me 20 mijë sosh në Rimini. Më 1959 ai publikoi librin e tij të dytë “Zhvillimi i Estetikës Mesjetare”, “Sviluppo dell’estetica medievale”, libër që bëri të ditur njohuritë e tij të thella mbi mesjetën. Pasi kreu shërbimin ushtarak, ai u largua nga RAI në vitin 1959 dhe filloi punë si redaktor i librave jofiction te shtëpia botuese “Bompiani”, punë që e kreu deri në vitin 1975.

Kryevepra e tij “Emri i trëndafilit” u publikua në vitin 1980. Romani është një mister historik i vendosur në një manastir të shekullit të 15-të. Prifti françeskan William I Baskervilit, i ndihmuar nga asistenti i tij Adso, një kishtar benediktian, heton një seri vrasjesh në manastir ku po zhvillohet një debat i rëndësishëm fetar. Eco ishte veçanërisht i zoti në përkthimin e debateve të jetës fetare të mesjetës dhe herezive në një debat modern politik e ekonomik, i cili bëhet i kuptueshëm edhe për lexuesin që nuk është teolog. Romani mbart shumë referenca direkte ose indirekte, të cilat kërkojnë në vetvete një punë hetimore nga ana e lexuesit për t’u zbuluar. Vetë titulli nuk është i shpjeguar në roman por gjithsesi i bën jehonë fjalëve të Shekespeareit: “Një trëndafil me çfarëdolloj emri tjetër do të mbante erë djersë”. Williami i Baskervillit është një anglez i prirur nga logjika me pasion për librat dhe që më pas verbohet nga ky pasion.

Personazhi është një referencë mirënjohëse për Jorge Luis Borges, i cili ka ushtruar ndikim të madh te Eco. Borges bëri një jetë murgu dedikuar pasionit të tij për librat deri sa u verbua. Williami, personazhi i Ecos, është njëkohësisht një murg dhe një hetues dhe emri i tij i bën jehonë gjithashtu Sherlok Holmsit, veprës së Arthur Conan Doyle.

Misteri që shoqëron vrasjet në manastir është huazuar nga përrallat arabe, “Një mijë e një net”. Ky roman i botuar edhe në shqip nga Botimet KOHA më 2005, u transformua si film me të njëjtin titull me aktorët Sean Connery, F. Murray Abraham dhe Christian Slater. Filmi merret me temën e misterit dhe vrasjeve pa hyrë në detajet e filozofisë dhe historisë.Eco ka publikuar edhe gjashtë romane të tjera.

“Lavjerrësi Foucault” (Foucault’s Pendulum) u publikua në vitin 1988 flet për tre redaktorë që punojnë për një shtëpi të vogël botuese dhe që nuk kanë shumë punë nëpër duar. Ata fillojnë të dëfrejnë veten duke shpikur një teori komploti. Komploti i titulluar “Plani” flet për një organizatë sekrete me origjinë nga Kalorësit Templarë që synon të marrë botën nën kontroll. Ndërsa loja vijon, të tre bëhen të fiksuar me detajet. Loja bëhet e rrezikshme kur dikush nga jashtë mëson mbi “Planin” dhe fillon të besojë me të vërtetë se redaktorët kanë zbuluar sekretin e thesarit të humbur të Templarëve.

Ishulli i një dite më parë, romani i tretë, është i vendosur në shekullin e shtatëmbëdhjetë dhe flet për një njeri të braktisur mbi një anije jo shumë larg një ishulli që ai beson se gjendet në anën tjetër të vijës ndërkombëtare të datës. Personazhi është në kurthin e pamundësisë së tij për të notuar dhe pjesa dërrmuese e librit kalon me rikujtimin e jetës dhe aventurave të tij deri në pikën kur mbërriti te anija e prishur.

“Baudolino” u publikua në vitin 2000 dhe flet për një kalorës të Kryqëzatës së Katërt, i cili shpëton historianin bizantin Niketas Choniates gjatë bastisjes së Kostandianopojës. Duke pretenduar se mund të gënjejë më së miri, kalorësi fillon t’i rrëfejë jetën e vet historianit, që nga fëmijëria e vet prej fshatari te roli i tij si fëmijë i adoptuar i perandorit Frederic Barbarosa dhe te misioni për të vizituar mbretërinë imagjinare të Fratit Gjon. Kur i kërkohet të ripërsërisë historitë, Baudolino kalon në variante më të stërzgjatura deri sa historiani dhe lexuesi nuk e kanë të mundur të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtra.



Ju sugjerojmë

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
Bota

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

24 Maj, 2025 10:46 pm
La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
Aktualitet

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

24 Maj, 2025 10:30 pm
Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
Bota

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 Maj, 2025 9:41 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike
Bota

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

24 Maj, 2025 8:57 pm
Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet
Rajoni

Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet

24 Maj, 2025 8:40 pm
Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
Sport

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

24 Maj, 2025 8:16 pm
Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
Bota

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

24 Maj, 2025 8:01 pm
Para
Sot 25 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, ja pamjet historike

Sot 25 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, ja pamjet historike

Bëjeni si evropianët, tek vrima! Kërkesa e pazakontë që vjen nga tualeti…

Bëjeni si evropianët, tek vrima! Kërkesa e pazakontë që vjen nga tualeti…

LSI mbledh kryesinë, lëvizje ministrash?

LSI mbledh kryesinë, lëvizje ministrash?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
24 Maj, 2025

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjeke dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj, thotë...

Lexo më shumë

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
24 Maj, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të...

Lexo më shumë

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
24 Maj, 2025

Ky fëmijë vetëm 7 vjeç, për shkak të problemeve shëndetësore duhet të ndjekë terapinë kuruese pranë Pediatrisë së QSUT, duke...

Lexo më shumë

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
24 Maj, 2025

Regjisori i njohur Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga i biri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com