Një 23- vjeçar është arrestuar nga policia e qytetit të Cërrikut, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Në pranga ka rënë Emiljan Xhika, 23 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë.
Ndalimi i tij u bë pasi më datë 17.08.2017 në fshatin Banjë në mjetin e tij dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur” parashikuar nga nenet 100 dhe 103 të Kodit Penal./tvklan.al