Një 35-vjeçare në Librazhd do të procedohet në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.
Sipas njoftimit të policisë 35-vjeçarja Albana Skeja me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve në Librazhd, dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie.
Ajo do të procedohet në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasen:
A.S., 35 vjeçe, banuese në Librazhd, me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve, dega Librazhd, pasi dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie./Opinion.al/