Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abuzimet me tenderat/ Këlliçi: SPAK të mos bëhet pjesë e luftës së klaneve në PS

2024/03/16 at 3:32 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Abuzimet me tenderat/ Këlliçi: SPAK të mos bëhet pjesë e luftës së klaneve në PS

Belind Këlliçi ka deklaruar sot se shqiptarët duan drejtësi në lidhje me abuzimet që po bëhen me tenderat.

Përmes një deklarate nga selia e PD, ai i bëri thirrje SPAK për t’u pozicionuar aty ku i takon, në luftën pa kompromis me korrupsionin dhe të mos bëhen pjesë e luftës së klaneve të pushtetit brenda Partisë Socialiste.

Këlliçi tha se grupi i i Ekspertëve pranë PD, garanton qytetarët se është më i vendosur dhe më i motivuar se kurrë më parë, për të goditur zyrtarët e korruptuar në çdo nivel të administratës, lokale apo qendrore.

“Sot bëhen plot 326 ditë nga momenti që kam depozituar në SPAK kallëzimin për 5 drejtorët e famshëm të Bashkisë Tiranë, të cilët përmes kompanisë 5D Konstruksion, me në krye famozin Mariglen Qato, kanë vjedhur në mënyrë flagrante miliona euro, përmes të paktën 45 tenderave të zhvilluar në bashki.

Edhe pse të kallëzuar në SPAK për korrupsion, drejtorët e Bashkisë Tiranë, të udhëhequr nga pronari faktit i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, kanë vijuar të majmen me milionat e takspaguesve kryeqytetas, madje janë shpërblyer nga ky i fundit dhe me leje të reja ndërtimi, si mirënjohje për faktin se kanë pranuar të sfidojnë SPAK-un dhe t’i bëjnë karshillëk të ashtuquajturave organe të reja të drejtësisë.

Sipas të gjitha informacioneve publike, edhe pse janë bastisur një sërë zyrash dhe apartamentesh të këtyre individëve, edhe pse janë sekuestruar telefonat celularë ku janë gjetur aplikacione komunikimi të dizenjuara posaçërisht për Bashkinë Tiranë dhe komunikimin e këtyre individëve me njëri tjetrin, SPAK sërish refuzon të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj këtij grupi të strukturuar kriminal, me në krye pronarin faktit të Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliajn.

Grupi i Ekspertëve pranë PD, garanton qytetarët se ne jemi të vendosur dhe më të motivuar se kurrë më parë, për të goditur zyrtarët e korruptuar në çdo nivel të administratës, lokale apo qëndrore. Arrestimet me autorizim apo regji të pushtetit, të Taulant Tushës dhe Evis Berberit, nuk mund t’i vënë kapak aferave korruptive qindra milionë euroshe të Qeverisë apo Bashkisë Tiranë.

Sot, Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka paguar 130 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston dhe ndërton rrugët me 30 milionë euro kilometrin. Për këto skandale korruptive të përmasave globale, Edi Rama është mjaftuar duke thënë se disa zyrtarë të tij, na paskan ngrënë mollë dhe dardha pas shpinës së kryeministrit.

Kjo papërgjegjshmëri ekstreme, kjo tallje me qytetarët dhe sistemin e drejtësisë duhet të marë fund një orë e më parë. Ndaj gjej sot sërish rastin t’i drejtoj një thirrje SPAK, për t’u pozicionuar aty ku i takon, krah interesit publik dhe në luftë pa kompromis me korrupsionin galopant të kësaj qeverie. Mos u bëni pjesë e luftës së klaneve të pushtetit dhe korrupsionit brenda Partisë Socialiste.

Shqiptarët nuk janë të interesuar se cili është klani më i fortë brënda mazhorancës dhe se kush kërkon të burgosë kë, brenda Partisë Socialiste. Shqiptarët duan drejtësi pa regji.

Rritja e rrogave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, rritja e investimeve të huaja në vend dhe integrimi ynë në Bashkimin Europian, do të ndodhë vetëm kur të kemi një drejtësi të vërtetë, të paanshme, një drejtësi e cila nuk burgos Kryetarin e Opozitës pa asnjë provë apo akuzë, por godet dhe dënon zyrtarët e korruptuar të cilët kanë detyruar mbi 1 milionë shqiptarë të marin rrugët e emigrimit në këto 10 vite.

Ndaj qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për vendin.

O sot, o kurrë”, u shpreh Këlliçi./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Para
“20 te Berberi, 20 te Enis”/ Arrestimi i kreut të ARRSH-së, SPAK zbardh bisedat mes grupit

GJKKO lë në burg Evis Berberin

Lihet në burg Evis Berberi, avokati: Ai s’ka përfituar asnjë tender!

Lihet në burg Evis Berberi, avokati: Ai s’ka përfituar asnjë tender!

Evropa do t’i përdorë asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën 

Evropa do t’i përdorë asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën 

TE FUNDIT

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com