Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abuzimet me paraburgimin, Tedi Blushi: Pas 11 Majit do të miratojmë amnistinë penale

2025/05/05 at 11:30 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Abuzimet me paraburgimin, Tedi Blushi: Pas 11 Majit do të miratojmë amnistinë penale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mbajti sot një deklaratë për mediat, nga ku foli për situatën sipas tij alarmante në qelitë e paraburgimeve të vendit tonë. Gjatë deklaratës së tij, Blushi tha se me fitoren e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj do të rishikohet Kodi Penal, në përputhje me standardet evropiane dhe do të miratohet një plan amnistie.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë  deklaroi se me amnistinë penale pas 11 Majit, qindra të paraburgosur, do të hetohen në liri, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë shtetit represiv, sipas tij,.

“Ne do të miratojë një plan amnistie, ku do të përfshihen një kategori e gjerë veprash penale, por edhe për personat që kanë vuajtur burgime të gjata dhe që rehabilitimi i tyre tashmë është arritur. Numri tepër i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, dëshmon hapur abuzimin me paraburgimin, që përdoret si mjet penal përpara se të ketë vendim gjykate, gjë që e bën inekzistent parimin e pafajësisë deri sa të provohet faji”, tha Blushi.

Fjala e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë

Partia e Lirisë denoncon me forcë situatën dramatike në burgjet shqiptare, ku abuzimi me paraburgimin ua kalon edhe vendeve më diktatoriale afrikane. Gati 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë. Nëse mesatarja në vendet e Bashkimit Europian, është 22–25% e totalit të popullsisë në burgje, në Shqipëri, kjo mesatare është gati 3 herë më e lartë, duke sjellë një mbipopullim të theksuar dhe kushte skandaloze.

Numri ekstremisht i lartë i të paraburgosurve, është një nga treguesit më demaskues të regjimit policor dhe arbitrar të Edi Ramës, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe standardeve europiane të drejtësisë.

Ky fakt konstatohet edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, Amnesty International, dhe vetë raportimet e Avokatit të Popullit në Shqipëri, denoncojnë mbipopullimin e burgjeve, kushtet çnjerëzore sidomos për të paraburgosurit, mungesën e kujdesit shëndetësor, dhunën, abuzimin dhe keqtrajtimin fizik, si dhe mungesën e aktiviteteve rehabilituese.

Numri tepër i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, dëshmon hapur abuzimin me paraburgimin, që përdoret si mjet penal përpara se të ketë vendim gjykate, gjë që e bën inekzistent parimin e pafajësisë deri sa të provohet faji.

Jo vetëm qytetarët në paraburgim dhe ata që vuajnë dënime penale, por edhe vetë punonjësit e burgjeve rezultojnë të jenë viktima të një diskriminimi dhe keqtrajtimi shtetëror. Niveli i pagave është shumë i ulët dhe punonjësit që nisin punën në këtë institucion paguhen pothuajse në kufijtë e pagës minimale. Punonjësit e burgjeve uniformën e punës e blejnë me shpenzimet e tyre, ndërkohë që shteti nuk u mbulon as shpenzimet e udhëtimit, pa folur për orët shtesë apo përmirësimin e kushteve të jetesës. Për këto arsye por edhe të tjera në vitin 2024 dhanë dorëheqjen nga policia e burgjeve rreth 1500 policë, të cilët sot rezultojnë të papunë apo në kushte tepër të vështira ekonomike.

Vetëm duke votuar për “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, Shqipëria do të përmbushi standardet europiane të të drejtave të njeriut dhe do të garantojë një sistem të drejtë dhe human të drejtësisë penale. Me fitoren e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj, ne do të rishikojmë Kodin Penal, në përputhje me standardet europiane dhe qindra të paraburgosur, do të hetohen në liri, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë shtetit represiv.

Ne do të miratojë një plan amnistie, ku do të përfshihen një kategori e gjerë veprash penale, por edhe për personat që kanë vuajtur burgime të gjata dhe që rehabilitimi i tyre tashmë është arritur.

Nuk do ketë më zvarritje të proceseve hetimore dhe gjyqësore. Ndërkohë në burgje, me prioritet, do të vijnë kriminelët elektoralë, që nga ata të dosjes që fle të Dibrës dhe deri te këta të zgjedhjeve të 11 Majit

Ju sugjerojmë

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Kryesore

Rama rendit punët e bllokuara për shkak të pezullimit nga detyra të Ballukut

3 Dhjetor, 2025 4:07 pm
Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë
Kryesore

Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë

3 Dhjetor, 2025 4:02 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Negociatat/ Putini pranoi disa propozime amerikane për Ukrainën: Vazhdojnë bisedimet

3 Dhjetor, 2025 3:57 pm
Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente
Bota

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente

3 Dhjetor, 2025 2:49 pm
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Kronikë

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

3 Dhjetor, 2025 2:33 pm
PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
Kryesore

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

3 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut
Sport

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut

3 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED
Aktualitet

Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED

3 Dhjetor, 2025 1:49 pm
Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës, pranga babait, në kërkim i biri
Kronikë

Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës, pranga babait, në kërkim i biri

3 Dhjetor, 2025 1:48 pm
Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata
Bota

Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata

3 Dhjetor, 2025 1:24 pm
Para
“Kam qejf ta ha të gjallë Ramën”/ Alizoti-kryeministrit: Mos u mbështet tek bandat…

“Kam qejf ta ha të gjallë Ramën”/ Alizoti-kryeministrit: Mos u mbështet tek bandat…

“Sa me sy të keq na shohin mor aman!”, Rama nga Durrësi: Nëse nuk do të ishim ne në qeveri, harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja pas tërmetit

Rama për diasporën në Greqi: Ja çfarë duhet të dini për të kthyer zarfat e votimit

I dënuar për marrëdhënie seksuale e homoseksuale me të mitur, arrestohet 32-vjeçari

I dënuar për marrëdhënie seksuale e homoseksuale me të mitur, arrestohet 32-vjeçari

TE FUNDIT

Rama rendit punët e bllokuara për shkak të pezullimit nga detyra të Ballukut

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
3 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, masë sigurie e...

Lexo më shumë

Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë

Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë
3 Dhjetor, 2025

PD është tërhequr nga mbështetja për Endri Shabanin. Ish-kreu i Nisma Thurje nuk do të shkojë në Kuvend me firmat...

Lexo më shumë

Negociatat/ Putini pranoi disa propozime amerikane për Ukrainën: Vazhdojnë bisedimet

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
3 Dhjetor, 2025

Kremlini tha të mërkurën se Presidenti Vladimir Putin pranoi disa propozime të SHBA-së të synuara për t’i dhënë fund luftës...

Lexo më shumë

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente
3 Dhjetor, 2025

Dhjetë orë marrje në pyetje, nga ora 14:00 deri në mesnatë. Nuk u mor asnjë masë: Federica Mogherinit i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com