Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët

2025/01/05 at 3:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët

Nga 1 Janari 2025, të gjithë pensionistët e Tiranës janë pajisur me abone të përgjithshme falas dhe po udhëtojnë pa pagesë në linjat urbane të kryeqytetit. Ata pensionistë, të cilët nuk janë pajisur ende me abone falas, mjafton të paraqiten pranë njësisë së tyre administrative për t’u regjistruar [ky proces bëhet vetëm një herë] dhe pastaj, çdo muaj mund të tërheqin abonenë në njërën prej pesë pikave të shpërndarjes të caktuara nga Bashkia e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj udhëtoi sot me njërën prej linjave të transportit urban dhe bisedoi me udhëtarë pensionistë, të cilëve u shpjegoi edhe procedurat që duhet të ndjekin për t’u pajisur me abone.

“Më vjen mirë që, nga ky vit, Bashkia e Tiranës subvencionon edhe abonenë e pensionistit, për gjyshet dhe gjyshërit tanë, njësoj siç bën prej më shumë se një viti për studentët. Ky subvencionim është 16 mijë lekë [të vjetra] në muaj ose 192 mijë lekë në vit. Për t’u pajisur me abone fillimisht duhet të regjistrohesh në njësinë administrative dhe pasi futesh në sistemin e rimbursimit, paraqitesh pranë kioskës më të afërt, me fotografi, për të marrë abonenë”, sqaroi Veliaj.

Duke i uruar gjyshet dhe gjyshërit e Tiranës një vit sa më të mbarë, Veliaj apeloi që pensionistët s’ka nevojë të mbajnë radhë, pasi bashkia do të shpërndajë mjaftueshëm abone dhe kioskat do të vazhdojnë të jenë të hapura.

“Ka abone për të gjithë! Sa më shumë të tërhiqen, aq më shumë do bëjë rimbursim bashkia. Nuk ka nevojë as të presim në radhë, as të dalim herët në mëngjes. E di që gjithmonë gjërat e reja zgjojnë kërshëri dhe kemi merakun se mos mbarojnë, por është pa limit. Aboneja është një karton që mund ta shtypim për aq sa është nevoja, mjafton që të lidhet me një person fizik real, i cili është paraqitur dhe ka interes. Gëzuar të gjithëve, udhëtime të mbara te nipat e mbesat, dhe ju uroj shëndet e vetëm të mira!”, tha Veliaj.

Ai u bëri thirrje pensionistëve, të cilët nuk e kanë tërhequr ende abonenë e tyre, të paraqiten në pikat e përcaktuara nga Bashkia e Tiranës, për ta marrë atë falas.

“Ftoj edhe pensionist e tjerë, që ndoshta kanë qenë më pushime këtë fundvit, që të shkojnë te njësia adminsitrative, të regjistrojnë emrin dhe pasi futen në sistem, automatikisht u del emri në listë për të tërhequr abonetë”, përfundoi Veliaj.

Ju sugjerojmë

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa
Aktualitet

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa

6 Qershor, 2025 10:23 am
Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet
Rajoni

Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

6 Qershor, 2025 10:18 am
Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
Aktualitet

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

6 Qershor, 2025 10:08 am
Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C
Aktualitet

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C

6 Qershor, 2025 10:06 am
Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit
Aktualitet

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit

6 Qershor, 2025 9:56 am
Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
Bota

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

6 Qershor, 2025 9:51 am
Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet
Rajoni

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

6 Qershor, 2025 9:42 am
“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
Bota

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

6 Qershor, 2025 9:06 am
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Para
“Bild”: Shqipëria, destinacioni i 2025-ës

“Bild”: Shqipëria, destinacioni i 2025-ës

Dëmtohet përsëri Broja te Evertoni, viti 2025 nis keq për sulmuesin e Kombëtares

Dëmtohet përsëri Broja te Evertoni, viti 2025 nis keq për sulmuesin e Kombëtares

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit grek, Meta nga burgu: Simits ishte reformator i madh i Greqisë për integrimin evropian

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit grek, Meta nga burgu: Simits ishte reformator i madh i Greqisë për integrimin evropian

TE FUNDIT

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e hapjes së festivalit europian “Bread & Heart” (Bukë e Zemër). Ky event...

Lexo më shumë

Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet
6 Qershor, 2025

Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar vlerat...

Lexo më shumë

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
6 Qershor, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veliaj...

Lexo më shumë

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C
6 Qershor, 2025

Vala e të nxehtit afrikan ka prekur vendin këtë fillim qershori dhe pritet që e shtuna dhe e diela të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com