Ditën e sotme, kryebashiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënua me 9 muaj burg, i konvertuar me 150 orë pune.
Në një dalje për mediat, avokati i tij, Theodhori Sollaku u pyet nga gazetarët nëse klientit të tij i rrezikohet detyra, pas dënimit të marrë.
Sipas Sollakut, ky vendim nuk ndikon në ushtrimin e detyrës së Hajdarit.
“Gjykata dha përfundimisht një vendim dënimi, duke e dënuar me 150 orë në komunitet. Duhet të merret vendimi i formës së prerë. Se ne do të apelojmë. Sipas nenit 63 nuk figuron i dënuar personi që dënohet me pune në komunitet”,-tha avokati.