Mund të duket e çuditshme, por kjo është iniciativa që kanë marrë dy të rinj nga ky fshat i njohur prej vitesh për kultivimin e kanabisit dhe kundërshtimin e forcave të policisë.
Zenel Basha dhe Vilajete Cela, kanë si qëllim shfrytëzimin e resurseve turistike të fshatit të tyre. Ata kanë përgatitur edhe një guidë për të cilën janë ndihmuar edhe nga Universiteti i Gjirokastrës nën drejtimin e pedagogut të Arkeologjisë Vladimir Qirjaqi.
Sipas këtij të fundit, në këtë kurs për të trajnuar profesionistë të guidës, trajnuesit kryesisht studentë, kanë marrë njohuri bazë nga një program i miratuar së fundi nga Ministria e Kulturës, transmeton lapsi.al.
Ndërkaq, vetë studentët u shprehën se njohuritë e marra dhe zyrtarizimin e tyre si guida, planifikojnë ta përdorin për t’i shërbyer rritjes së trendit turistik në jug të vendit.