Udhëheqësit e opozitës në Kosovë shtynë në një datë të pacaktuar protestën e parashikuar për të shtunën. Këtë e bëri të ditur kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Visar Ymerin e Vetëvendosjes dhe Fatmir Limajn e Nismës.
Mediat kosovare citojnë Fatmir Limajn i cili tha se protestat do të vazhdojnë, derisa sa të përfundojnë kauzën e tyre. Të pyetur nëse mes udhëheqësve të opozitës ka mospajtime, asnjëri prej tyre nuk dha përgjigje.
Tv Klan