Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po mbështetet Perëndimi tek industria bërthamore e Rusisë?

2023/09/12 at 7:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A po mbështetet Perëndimi tek industria bërthamore e Rusisë?

Muajin e kaluar, Kanadaja vuri sanksione ndaj sektorit bërthamor të Rusisë. Në shënjestër ishin filialet e Korporatës shtetërore të Energjisë Bërthamore të Rusisë, Rosatom. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të ngjajshme ndaj filialeve të Rosatomit në muajin prill.


Por, shtetet perëndimore vazhdojnë të jenë të lidhura me korporatën Rosatom, që mbizotëron zinxhirin furnizues botëror me lëndë bërthamore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Oleksii Kovlenko sjell kronikën në vazhdim.

Perëndimi gradualisht ka zvogëluar varësinë nga karburantet me bazë fosili të Rusisë, por distancimi nga industria bërthamore po dëshmohet të jetë më sfidues. Sipas revistës së biznesit, Forbes, Korporata shtetërore e Energjisë Bërthamore të Rusisë, Rosatom, kontrollon 38 për qind të tregut botëror të uraniumit të pasuruar, ndërkohë që Rusia në tërësi kontrollon 46 për qind të tij.

Autoritetet ukrainase vazhdimisht u kanë kërkuar qeverive perëndimore të vendosin sanksione ndaj industrisë bërthamore të Rusisë, në veçanti korporatës Rosatom. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u ka bërë thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian të mbajnë qëndrim më të ashpër.

“Ukraina nuk e kupton se si ende nuk janë vendosur sanksione ndaj Rosatomit, njerëzit e së cilës vazhdojnë të mbajnë të pushtuar Centralin Bërthamor të Zaporizhzhias dhe vazhdojnë të cënojnë sigurinë tonë”, tha zoti Zelenskyy.

Përgjigja qëndron në shifrat e importit. Sipas Euratom-it, Agjencisë Evropiane për Energjinë Atomike, gjatë vitit 2022 Evropa siguroi rreth 17 për qind të sasisë së uraniumit nga Russia dhe rreth 27 për qind nga Kazakstani, një vend aleat i Rusisë. Varësia e Bashkimit Evropian nga lëndët bërthamore të Rusisë pritet të shënojë rritje, ndërsa shtete të ndryshme po shqyrtojnë forma alternative të prodhimit të energjisë dhe po shkëputen nga përdorimi i karburanteve me bazë fosili.

Në vitin 2022, kompanitë amerikane kanë blerë lëndë bërthamore me vlerë 1 miliardë dollarë nga Rusia. Në prill të vitit 2023, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj filaleve të Rosatom-it.

“Në fillimet e sanksioneve, në vitin 2014, kur drejtoja programin e qeverisë amerikane për to, i sugjerova kompanive amerikane, që bënin biznes me Rusinë, që të gjenin burime të tjera për t’u furnizuar, në mënyrë që të mos ishin të varura nga Moska dhe të binin pre e presionit të saj. Sot jemi vonuar për të diversifikuar burimet e lëndëve bërthamore”, thotë Daniel Fried nga Këshilli i Atlantikut.

Profesorja e Universitetit Teknologjik të Virxhinias, Sonja D. Schmid pajtohet, duke shtuar se Perëndimi mund të gjejë furnizues të tjerë me uranium, por do ta ketë të vështirë të gjejë forma alternative për ta pasuruar uraniumin.

“Pasurimi i uraniumit nuk është diçka që mund ta bësh brenda natës. Është proces që kërkon kohë, investim, dhe kushton. Në ekonominë e tregut, blerësi kërkon për vende që i kanë këto aftësi dhe që mund të të furnizojnë..

Ukraina synon të bëhet një furnizues i tillë. Ministri i Energjisë, German Galushchenko thotë se vendi i tij ka nënshkruar një marrëveshje në qershor të vitit 2022 me kompaninë amerikane për energji bërthamore, “Westinghouse” për të furnizuar me karburant bërthamor të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës.

Zoti Galushchenko beson se Ukraina mund të fillojë të prodhojë karbuant bërthamor brenda tre viteve të ardhshme. Me kohë, Ukraina mund të furnizojë me të Çekinë, Sllovakinë, Finlandën dhe Bullgarinë, që përdorin reaktorët të njejtë si Ukraina.

“Kjo na mundëson që të çlirohemi nga monopoli rus që fatkeqësisht ekziston aktualisht.”

Disa shtete evropiane kanë ndërmarrë hapa për t’u shkëputur nga vartësia e karburantit bërthamor rus. Finlanda ka ndërprerë marrëveshjen me Rusinë për të ndërtuar një central të ri dhe kompania shtetërore suedeze, “Vattenfall” ka refuzuar të blejë karburant bërthamor nga Rusia.

Shumë shtete perëndimore ende varen nga karburtanti bërthamor rus dhe kjo varësi po ngadalëson ndikimin e sanksioneve në Rusi. Zgjidhja, sipas ekspertëve, qëndron te gjetja e mënyrave të tjera të furnizimit dhe Ukraina shpreson të ofrojë një të tillë./ VOA



Ju sugjerojmë

BE: Ta quash “non-paper” draft-statutin e Asociacionit është shpërfillje e obligimeve
Rajoni

BE i jep Serbisë paratë e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

20 Qershor, 2025 5:49 pm
Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit
Life Style

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit

20 Qershor, 2025 5:36 pm
Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!
Bota

Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!

20 Qershor, 2025 5:27 pm
UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë
Bota

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë

20 Qershor, 2025 5:10 pm
Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime
Aktualitet

Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime

20 Qershor, 2025 4:56 pm
Ndërtimi i urave mbi Ibër, BE: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjithëve
Rajoni

Ndërtimi i urave mbi Ibër, BE: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjithëve

20 Qershor, 2025 4:39 pm
Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj

20 Qershor, 2025 4:27 pm
Plagosen 17 izraelitë në Haifa, pas sulmit me breshëri raketash nga Irani
Bota

Plagosen 17 izraelitë në Haifa, pas sulmit me breshëri raketash nga Irani

20 Qershor, 2025 4:19 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake

20 Qershor, 2025 4:14 pm
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Para
EMRI/ Arrestohet autori i zjarrit në Finiq, dogji dhe tre banesa

EMRI/ Arrestohet autori i zjarrit në Finiq, dogji dhe tre banesa

“Kanabisi bum të madh në Shqipëri, të huajt e mendojnë si vend që blihet lehtë dhe lirë”

"Kanabisi bum të madh në Shqipëri, të huajt e mendojnë si vend që blihet lehtë dhe lirë"

Mali i Zi, zbulohet një tunel që çon në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë

Mali i Zi, zbulohet një tunel që çon në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë
















TE FUNDIT

BE i jep Serbisë paratë e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

BE: Ta quash “non-paper” draft-statutin e Asociacionit është shpërfillje e obligimeve
20 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ia ka ndarë Serbisë 51.7 milionë euro si kredi e butë, si pjesë e fazës së para-financimit të...

Lexo më shumë

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit
20 Qershor, 2025

Ditën e premte ndodh solstici veror dhe dielli kalon në shenjën e Gaforres duke përforcuar intuitën dhe lidhjen tonë me...

Lexo më shumë

Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!

Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!
20 Qershor, 2025

“NATO nuk ka më arsye të ekzistojë”, deklaroi ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto. Gjatë fjalimit të tij në një...

Lexo më shumë

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë
20 Qershor, 2025

Gaza po përballet me thatësirë të shkaktuar nga njeriu, pasi ka kolapsuar sistemi i ujit, tha Agjencia për Fëmijë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com