Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po e ndryshon kursin Erdogani?

2016/07/04 at 10:17 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Erdogan ndërton aeroportin më të madh në botë, do i vendosë emrin e tij

Asnjë shtet i Evropës nuk po goditet aktualisht kaq fort nga terrori sa Turqia. Presidenti Erdogan reagon në mënyrë më të zhdërvjellët se pritej…

Nga Alexander Kudascheff

Turqia vazhdon të jetë e tronditur politikisht dhe nga ana njerëzore nga atentati në aeroportin e Stambollit – edhe nëse aeroportin e hapën pas një ndërprerjeje të shkurtër, edhe nëse e përditshmja me sa duket vazhdon. Sepse në kthimin kaq të shpejtë në një gjendje në dukje normale ka edhe spostim të vëmendjes. Turqia është dhe mbetet në shënjestër të terrorit – të terrorit si islamik, ashtu edhe atij kurd. Siguria e brendshme e vendit është e rrezikuar, jeta është e rrezikshme. Pasojat janë të dallueshme.
Më e rëndësishmja: turizmi ka pësuar kolaps. Pushuesit nuk shkojnë më në Turqi. Me këtë pëson kolaps njëra nga degët më të rëndësishme ekonomike të vendit. Qindra mijëra vetë janë të prekur – do të humbasin punën, nuk do të fitojnë para. Kjo e vë në telashe edhe Presidentin Erdogan të paparashikueshëm në veprimet e tij. Shumë prej veprimeve që ai i ka bërë me mendjen e tij, turqit i kanë pranuar të qetë – për aq kohë sa Turqia ishte në gjendje të mirë ekonomike. Tani e gjitha po shembet – dhe jo së fundi edhe investimet ndërkombëtare në vend.

Çfarë di aparati i sigurisë i Turqisë?

Po kaq e rëndësishme: sa të dobëta janë me të vërtetë organet e sigurisë në Turqi? Sa pak dinë ato? Kjo në një kohë kur shërbimet e fshehta duket se janë në gjendje që të identifikojnë dhe të përndjekin çdo zë opozitar në Turqi ose edhe jashtë vendit. Pra a dinë ato me të vërtetë kaq pak? Apo duan të dinë kaq pak? Apo donin të dinin deri tani kaq pak? Këto janë pyetje që kërkojnë me këmngulje përgjigje.

Me sa duket papritur, por ndoshta në mënyrë të nevojshme në këtë javë ndodhi një kthesë e çuditshme në politikën e jashtme të Ankarasë. Dhe kjo ndodhi në dy raste: Presidenti Erdogan e riparoi raportin e tij me Izraelin. Erdogani kërkoi falje edhe te Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin – për rrëzimin e një avioni gjuajtës rus dhe për vrasjen e pilotit në tokë. Me këtë Erdogani u përpoq që të çlirohej nga një izolim gjithnjë e më i madh në politikën e jashtme. Dy fronte tani u rregulluan. Veç kësaj ai kërkon kontakt edhe me Presidentin e Egjiptit, Al-Sisi, për të forcuar këtu sërish lidhjet tradicionale.

Me këtë Turqia kthehet në premisa të para në rolin e saj si faktor për t’u marrë seriozisht në politikën e jashtme në Lindjen e Afërme të paqetë. Sepse problemi më i rëndësishëm i Turqisë është para derës së shtëpisë, direkt në kufi, lufta civile siriane. Turqia ka pranuar miliona refugjatë. Por që ditën e parë të luftës Erdogani ka mbështetur opsionin se një fund i luftës është i mundur vetëm me Assadin. Marrëdhënie më të mira me Moskën mund të ndihmojnë që Turqia të thotë fjalën e saj edhe për Sirinë. Ndoshta edhe me Assadin.

Dalje nga situata

Erdogani do që të dalë nga izolimi i tij diplomatik. Synimet e detyrojnë që të rigjallërojë aleanca të vjetra. Kjo e bën të qartë se Erdogani është më pragmatik, se besojnë shumë njerëz. Kjo mund të pasqyrohet edhe përballë Berlinit: edhe këtu mund të përmirësohen marrëdhëniet. Në dobi të të dyja vendeve, në dobi edhe të shumë turqve që jetojnë në Gjermani – dhe të cilët i regjistruan shpërthimet e fundit kundër Gjermanisë pa i besuar, të tronditur ose edhe të frikësuar – siç bënë shumë më parë edhe për rezolutën për Armeninë të Bundestagut Gjerman.

Erdogani përpiqet ta çlirojë vendin e tij nga gjendja pisk në politikën e jashtme. Por po kaq e rëndësishme do të jetë që Turqia të çlirohet brenda vendit. Kjo do të thotë kthim në një zgjidhje politike të konfliktit kurd. Kjo do të thotë: kthim në lirinë e shtypit dhe të mendimit. Kjo do të thotë: kthim në demokracinë turke. Pra kjo do të thotë që t’i jepet fund përpjekjes për ta bërë autokraci Turqinë. Rreziku i terrorit islamik mbetet i paprekur prej kësaj. /DW

Ju sugjerojmë

Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia
Kryesore

Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia

23 Maj, 2025 5:28 pm
Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm
Bota

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm

23 Maj, 2025 5:16 pm
Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh
Sport

Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh

23 Maj, 2025 5:08 pm
Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE
Rajoni

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

23 Maj, 2025 4:43 pm
“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor
Aktualitet

“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor

23 Maj, 2025 4:34 pm
Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

23 Maj, 2025 4:17 pm
Pse grupkapitulli i 3-të i negociatave është nga më të rëndësishmit?Zbulohen detajet
Aktualitet

Pse grupkapitulli i 3-të i negociatave është nga më të rëndësishmit?Zbulohen detajet

23 Maj, 2025 4:11 pm
Harvardi padit administratën Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve të huaj
Bota

Harvardi padit administratën Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve të huaj

23 Maj, 2025 4:03 pm
GJKKO dënon 2 persona për trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri
Aktualitet

GJKKO dënon 2 persona për trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri

23 Maj, 2025 3:58 pm
“Ja si u vodhën 97 vota të PD-ASHM”/Blushi:U zhdukën në procesverbalin përfundimtar
Aktualitet

“Ja si u vodhën 97 vota të PD-ASHM”/Blushi:U zhdukën në procesverbalin përfundimtar

23 Maj, 2025 3:40 pm
Para
Me celular

Bytha juj...

Parashikimi i motit, përgatituni për të nxehtin afrikan

Moti, temperaturat rriten sërish

Trajneri i Kosovës lëshon bombën: Lojtarë nga Euro 2016 do vijnë te ne

Trajneri i Kosovës lëshon bombën: Lojtarë nga Euro 2016 do vijnë te ne

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia

Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia
23 Maj, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, teksa ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare...

Lexo më shumë

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm
23 Maj, 2025

Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari Merz thekson politikën e mikpritjes, por refuzon spostimin në Gjermani të problemeve...

Lexo më shumë

Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh

Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh
23 Maj, 2025

Igli Tare do të jetë drejtor i ri sportiv te klubi i Milanit. Njoftimi zyrtar nga klubi kuqezi mungon ende,...

Lexo më shumë

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE
23 Maj, 2025

Bashkimi Evropian mbetet mbështetës i fuqishëm i rrugëtimit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe ajo i përket familjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com