Tashmë të dyja motrat e pandara të “Top Channel”, të cilat në shumicën e rasteve kanë prezantuar të njëjtat programe, kalojnë shumë kohë mes Tiranës dhe Prishtinës. Arsyeja pasi të dyja po jetojnë histori të bukura dashurie, Marina Vjollca me reperin Getoar Selimi dhe Luana Vjollca me djalin VIP të Prishtinës, Krenar Çoçaj.
Por duket se Prishtina po i tërheq më shumë pranë vetes, pasi po flitet se dy motrat po përgatisin terrenin për të nisur karrierë në televizionet e Kosovës, pasi situata nuk është në favorin e tyre në “Top Channel”.
Lojën e hapi i pari Getoari, i cili i ka kërkuar Marinës të lë “Procesin Sportiv” dhe të nisë një emision fëmijësh, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë do të bëjë Luana, pas lajmeve se do të mbyllet programi e “E Diell”, ku ajo drejtonte rubrikën “Pa limit”. /Telegrafi