Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A përmendet Muhamedi në Bibël?

2016/04/09 at 2:22 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A përmendet Muhamedi në Bibël?

Në këtë kapitull do të merremi me pohimin e myslimanëve që Muhamedi përmendet në Bibël, se ai është profeti ardhjen e të cilit e kishte profetizuar Moisiu tek Nomi i Dytë 15:15, 18, dhe se është zëvendësi per të cilin kishte premtuar Jezui tek Gjoni 14:16.


Në që të dy rastet do të shohim se është e pamundur që Muhamedi të jetë jetësim i këtyre profecive, prandaj Muhamedi nuk përmendet në Bibël fare e as që kishin profetizuar Moisiu e Krishti për të. Do të shohim se profecia e Moisiut është realizuar me Jezuin, kurse zëvendësi për të cilin flet Jezui është Shpirti i Shenjtë i cili së pari erdhi në Ditën e Pentakostit dhe i cili është i pranishëm edhe sot e gjithë ditën me besimtarët e vërtetë.

Profeti Sikur Moisiu

Nomi i dytë 18:15-22 thotë:[1]

Zoti, Perëndia yt, do të ngrejë për ty një profet nga mesi yt, nga vëllezërit e tu, posi unë; atë ta dëgjoni; pas të gjitha atyre kerkove prej Zotit, Perëndisë tënd, në Horib në ditët e mbledhjes, kur the: Le të mos e dëgjoj më zërin e Zotit, Perëndisë tim, as të mos e shoh më këtë zjarr të madh, që të mos vdes. Edhe Zoti më tha: Mirë thanë sa që folën. Do t’u ngre atyre një profet nga mesi i vëllezërve të tyre, posi ty; do të vë fjalët e mia në gojën e tij, dhe ai do t’u flasë atyre të gjitha ato që do ta urdhëroj unë. Edhe kushdo që nuk i dëgjon fjalët e mia që do t’i flasë ai në emrin tim, unë kam për të kërkuar këtë prej tij. Po ai profet që do të guxojë të flasë në emrin tim fjalë që s’e kam urdhëruar atë ta flasë ose ai që të flasë në emrin e perëndive të tjerë, do të vritet.  Edhe po të thuash në zemrën tënde, Qysh do ta njoh atë fjalë që nuk e ka folur Zoti? Kur të flasë ndonjë profet në emrin e Zotit, dhe ajo fjalë të mos dalë, as të mos bëhet, kjo është fjalë që nuk e ka folur Zoti; profeti e foli me madhështi; nuk do t’ia kesh frikën.

Së pari, është me rëndësi se edhe pse Muhamedi pohonte që është Profet sikur Moisiu ai nuk parashikoi asgjë. Kur ra në sprovë për të vërtetuar pohimet e tij se është profet, ai kuptoi se nuk ishte në gjendje ta bënte këtë. Ai ishte përgjigjur se Kurani ishte aq i mrekullueshëm sa që nuk duhej asnjë profeci e tij për ta vërtetuar pohimin e tij.

Mirëpo, konteksti i vargjeve nga Nomi i Dytë që i kemi cituar më sipër, flet qartë se shenjat e profetit të vërtetë janë: (a) se ai profetizon, d.m.th. i parasheh gjërat që do të vijnë; dhe (b) se ato gjëra realizohen në jetë (18:20-22). Vargjet 21, 22 thonë qartë se profeti duhet të profetizojë. Fakti se Muhamedi nuk arriti të bënte profeci fare tregon menjëherë se fjalët nga Nomi i dytë 18:15,18 nuk kanë të bëjnë me të. Profeti duhet të profetizojë, Muhamedi nuk ka profetizuar.

Nga libri i Nomit të Dytë shihen qartë profecitë e Moisiut në lidhje me Izraelin të cilat janë realizuar më vonë. Ato profeci flisnin për dënimet që do t’ua sillte Zoti izraelitëve për idhujtarinë e tyre, përmes zaptimit të tyre nga sirianët dhe babilonasit, dhe pas kthimit në shtetin e tyre, dënimi tjetër që i zuri në vitet 65-70 e.s. kur i okupoi Roma; e pas të cilit okupim hebrenjtë u shpërndanë nëpër tërë botën (Nomi i dytë 28:25-68).

Përveç kësaj, nëse e vështrojmë jetën e Jezu Krishtit në ungjijtë, shihet qartë se profecitë e tij u realizuan, pra Ai ishte profet. Për shembull, tek Mateu 24:1,2, Luka 23:28-31 Jezui profetizoi Shkatërrimin e Tempullit, Rënien e Jerusalemit dhe vuajtjet e hebrenjve gjatë rrethimit të Jerusalemit nga romakët në vitet 65-70 e.s.

Së dyti, nga këto vargje të Nomit të Dytë shihet qartë se profeti që do të zbresë do të jetë izraelit dhe do t’u predikojë hebrenjve – “një profet  nga mesi i vëllezërve të tyre… ai t’u flasë atyre të gjitha ato që do ta urdhëroj unë” (v18).

Se shprehja “nga mesi i vëllezërve të tyre” u referohet izraelitëve është e qartë nga përdorimi i saj në fragmentet e tjera të DhV (Nomi i dytë 17:14,15; 18:1,2; Gjyqtarët 20:13, 21:6; 2 Sam 2:26).

Disa myslimanë pohojnë së shprehja “nga mesi i vëllezërve të tyre” mund t’u referohet Ismaelitëve (Ismaeli ishte djalë i Abrahamit, prandaj farefis i izraelitëve). Mirëpo, duhet të ceket se izraelitët ishin pasardhës të Abrahamit jo vetëm përmes Isakut por poashtu edhe përmes Jakobit e jo Ismaelit. Pra, kurrsesi shprehja “vellezërve” nuk mund t’u referohet Ismaelitëve. Profeti i profetizuar duhej të rridhte nga izraelitët, pasardhësit e Jakobit.

Pra, profeti i parashikuar nga Moisiu duhej të rridhte nga radhët e popullit të njëjtë – izraelitëve. Muhamedi nuk ishte hebre por arab i cili nuk ishte profet i Izraelit pasi Izraeli nuk ka ekzistuar si komb qysh nga shkatërrimi i Jerusalemit në vitin 70 e.s. Muhamedi u ka predikuar banorëve të Arabisë, rreth Mekës e Medinës. Pastaj, ai kurrë nuk ka folur në emër të Jehovës (v 19). Por, është plotësisht e qartë se Jezui ka qenë hebre dhe i ka predikuar popullit të Izraeli

 



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Obobo! Paisjet e palestrës 400 herë më shumë baktere se tualeti

Obobo! Paisjet e palestrës 400 herë më shumë baktere se tualeti

A e ka takuar Edi Rama dy muaj më parë Ismail Mulletin në zyrën e tij?

A e ka takuar Edi Rama dy muaj më parë Ismail Mulletin në zyrën e tij?

Inspektorët e karburanteve: Masakroje, nëse nuk i përgjigjet muhabetit

Inspektorët e karburanteve: Masakroje, nëse nuk i përgjigjet muhabetit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com