Një foto e publikuar pak kohë më parë nga Mark Zuckerberg, ku duket laptopi i tij me kamera dhe mikrofon të mbuluar me ngjitës, ka rihapur debatin mbi sigurunë e pajisjeve digitale që përdorim. Shumë e quajnë paranojë mbulimin e kamerës por shumë të tjerë, përfshirë dhe Zuckerberg mendojnë se është e nevojshme. Por sa mundsi ka që dikush të na përgjojë nga kamera? Fatkeqsisht shumë. Ekspertët në fushën e sigurisë thonë se probabiliteti është më i lartë kur laptopin e përdorni në shtëpi, për arsye se rrjeti wireless shpesh nuk është i sigurtë nga setup-i i bërë keq, enkripsioni i gabuar dhe passwordi i shkurtër apo i thjeshtë. Këto element e bëjnë futjen në rrjetin tuaj shtëpiak relativisht të thjeshtë duke i dhënë mundsinë hacker-ve të lidhen me laptopin dhe tju përgjojnë. Gjithashtu edhe rrjetet wireless në punë apo lokal nuk janë shumë të sigurtë. Rritja e sigurisë nga ana juaj konsiston në disa veprime të thjeshta por që shpesh lihen pas dore. Siguroni me password të gjatë laptopin dhe rrjetin tuaj. Passwordin ndrojeni shpesh dhe përdorni gërma, numra dhe simbole. Përdorni enkripsionin WPA2 me AES dhe jo WEP, mbani të update-tuar antivirusin. Nëse doni akoma më shumë siguri, bëni si Zuckerberg. Mbuloni kamerën e laptopit me ngjitëse kur nuk e përdorni.