Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A na shpeton ligji i dekriminalizimit?

2016/05/24 at 7:59 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
A na shpeton ligji i dekriminalizimit?

Nga Blendi Fevziu

Ligji i dekriminalizimit ka rihapur sërish një debat jo të vogël politik. Një debat që ka vënë përballë mazhorancën dhe opozitën, por tashmë në argumenta të ndryshme. Mazhoranca insiston se PD e ka ekzagjeruar shkallën e kriminalizimit të politikës shqiptare për ta përdorur atë si kartë politike. Mazhoranca deklaron se ligji nuk solli pastrimin e saj nga 19 të inkriminuar në parlament dhe i kërkon PD që të japë emrat e tyre. Pra t’i gjejë ku janë.

Opozita këmbëngul se ligji po fillon t’i japë efektet e tij në të gjitha nivelet. Ajo sqaron se vetëdeklarimi është vetëm hapi i parë dhe jo më thelbësori. PD ka filluar të denoncojë emra konkretë, që sipas saj, janë përdorur si identitete false nga njerëz të rëndësishëm politik të mazhorancës në pushtetin lokal apo në Parlament.

Nuk ka asnjë dyshim që ligji i dekriminalizimit, edhe pse i ashpër nuk është ai që pritej. Nuk është ai që pritej sepse palët kanë ndërhyrë duke bërë kompromise për të lënë jashtë ndëshkimit emra konkretë që për momentin kanë një lloj roli politik në forcat e tyre. Por kjo nuk është thelbësorja. Thelbësor është diskutimi nëse ligji përjashton pa të drejtë persona që tashmë janë rehabilituar, ose që shkeljet ligjore dhe dënimet nuk kanë qenë thelbësore në jëtën dhe karrierën e tyre. Edhe pse nuk kanë qenë këta persona objekt kryesor i ligjit, por personat nga bota e krimit, me të shkuar kriminale, që synojnë tashmë me një status tjetër të dominojnë politikën ose të bëhen pjesë e saj. Në këtë vështrim, mund të thuhet se ligji ka funskionuar.

E para ligji i dekriminalizimit do të shërbejë për një pastrim imediat të politikës dhe administratës shtetërore nga persona të inkriminuar. Me të shkuar të njohur apo të panjohur në shkelje të ligjit, ata supozohet që shpejt të lenë postet dhe të gjejnë një tjetër mënyrë për të fituar jetesën e tyre, në vend të pagimit me fonde publike dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Edhe pse ky numër nuk dihet se sa i lartë është gjithsesi, gjesti ka më shumë rëndësi se sa vetë numri.

E dyta, Ligji i Dekriminalizimit, vetëdeklarimi dhe hetimi i mëtejshëm i Prokurorisë, do të frenojë dëshirën gjithnjë në rritje të elementëve me të shkuar kriminale për t’u ingranuar në politikë dhe për të bërë karrierë në të. Lidhjet e tyre shpesh problematike, paratë që investojnë, presionet që përdorin, nuk do kenë vlerë përpara një ligji të ashpër dhe frenues.  Ndaj në këtë drejtim, ligji ka mbase edhe më shumë vlerë se sa pastrimi imediat që do ta pasojë atë këto muaj.

E fundit, asnjë ligj nuk e zgjidh në themel problemin. Ligji mund të jetë element lehtësues, por thelbi i dekriminalizimit të politikës qëndon në vullnetin e përbashkët të liderëve politikë për të mos kandiduar, afruar dhe katapultuar në poste publike persona me të shkuar kriminale, ose njerëz rreth botës së krimit. Në një vend si Shqipëria ku duhen të gjitha, identifikimi i tyre nuk është as i vështirë dhe as i pamundur. Madje, frenimi i tyre, ndryshe nga sa mendohet, nuk i ul kuotat e politikës, por e bën atë më bindëse dhe më të besueshme për votuesit. Keqbërësit, hajdutët, trafikantët dhe vrasësit, asnjëherë nuk kanë qenë dhe nuk mund të jenë ndonjë kontigjent i pranueshëm nga shoqëria!

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
Bota

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

24 Maj, 2025 10:46 pm
La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
Aktualitet

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

24 Maj, 2025 10:30 pm
Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
Bota

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 Maj, 2025 9:41 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike
Bota

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

24 Maj, 2025 8:57 pm
Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet
Rajoni

Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet

24 Maj, 2025 8:40 pm
Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
Sport

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

24 Maj, 2025 8:16 pm
Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
Bota

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

24 Maj, 2025 8:01 pm
Para

Sa të rrezikshme janë rrugët e Shqipërisë ?

Befason Naço/ LSI si PD: Modeli për reformën në drejtësi nuk funksionon

Befason Naço/ LSI si PD: Modeli për reformën në drejtësi nuk funksionon

Video/ Hasho: Heqja e barrierave në kundërshtim me sigurinë rrugore

Video/ Hasho: Heqja e barrierave në kundërshtim me sigurinë rrugore

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
24 Maj, 2025

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjeke dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj, thotë...

Lexo më shumë

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
24 Maj, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të...

Lexo më shumë

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
24 Maj, 2025

Ky fëmijë vetëm 7 vjeç, për shkak të problemeve shëndetësore duhet të ndjekë terapinë kuruese pranë Pediatrisë së QSUT, duke...

Lexo më shumë

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
24 Maj, 2025

Regjisori i njohur Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga i biri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com