Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A na duhej takimi Rama – Basha?

2016/06/05 at 6:46 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Mos i falni hajdutët tanë!

Nga Blendi Fevziu


Takimet e liderëve politikë konkurentë, nuk janë anormalitet! Anormalitet është mungesa e tyre! Në këtë kontekst Shqipëria ka jetuar një kohë të gjatë në një gjendje anormaliteti, si në shumë gjëra të tjëra. Por nëse takimi në vetvete është normal, mbivlerësimi i tij, bindja se gjithcka zgjidhet në takime dy palëshe dhe kokë më kokë, po ashtu është një anormalitet, madje më i madh se sa i pari.
Pata këtë ndjesi të enjten në mbrëmje, kur në emisionin Opinion, dy politikanët u treguan entuziastë për takimin Rama – Basha e katër gazetarët  patën bindjen se takimi asgjë nuk mund të sjelle përtej një shou mediatik. Në fakt cfarë mund të sjellë një takim Rama – Basha? Cila është vlera e tij dhe cfarë kanë sjellë takime të ngjashme në Shqipëri? Këto 3 pyetje që mund të analizohen thjeshtë, të cojnë në një përfundim që me gjasë nuk do jetë larg nga ai i mbrëmjes së të hënës.
E para në historinë pluraliste të Shqipërisë këto 25 vjet, takime të tilla, rrallë, por shumë rrallë kanë sjellë produkt. Nëse vecojmë Qershorin e 1991, 9 Marsin e 1997 dhe Qershorin e 2002, të cilat prodhuan Qeverinë e Stabilitetit, Qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe Presidentin konsensual Moisiu, takimet e tjera nuk kanë sjellë asgjë. Por edhe 3 arritjet e mëparshme kanë qenë takime emergjence. Ato kanë ardhur në periudha anormale dhe rreziku. I vetmi produkt i vërtetë dhe konsensual, është zgjedhja e Presidentit Moisiu në Qershor 2002.
Takimet e tjera kanë qenë thjeshtë një bllof. E mbani mend takimin Berisha – Rama për Presidentin në 2007. U bë një telenovelë që u mbyll në mënyrën më komike të mundshme. E mbani mend takimin Berisha – Rama tek Presidenti Topi për hapjen e kutive? Po ashtu nuk solli asgjë. As takimi Berisha – Rama per Presidentin në 2012. Sepse të gjithë takimet në fakt, nuk kishin thelb. Ishin takime të sforcuara, nën presionin e ndërkombëtarëve apo nën presionin e opinionit publik. Takimi Rama – Basha nesër është thuajse identik me takimet e dështuara të historisë sonë politike.
E dyta, takimi nuk ka asnjë axhendë konkrete. Takimi nuk mund të merret me teknikalitete, por me parimet. Por për parimin, pra për reformën janë të gjithë dakort. Biseda do të shkojë prapë tek teknikalitetet dhe ato do vijojnë javë të tjera në komisione apo struktura që do ngrohen në këtë rast. Pra, takimi do krijojë një rreth vicioz që do kthehet prapë aty ku ka nisur, tek drafti. Atëherë cfarë do diskutojnë Basha e Rama dhe përse duhet të shihen në sy për të rënë dakort për një gjë që mund të kishin rënë që dy vjet më parë. Kjo është bisedë politike, jo takim dashurie, ku njeri mendon se sy më sy, mund t’i ndryshojë tjetrit perceptimin paraprak që ka për të.
Dhe e fundit, mbivlerësimi i takimeve të tilla, pra bindja që gjithcka zgjidhet nga liderët që ulen si Muji me Halilin në një tryezë është krejtësisht gabim. Vite më parë kur shoqëria ishte e ndarë dhe konfliktuale, takime te tilla kishin vlerën e zbutjes së konfliktualitetit dhe të krijimit të një normaliteti shoqëror. Sic ndodhi me takimin e 23 Dhjetorit 1998 mes Berishës e Majkos apo në 16 Janar 1999 po mes të dyve. Por ishin në një tjetër kontekst. Sot, vec forcimit të kultit të liderëve ato vështirë se sjellin gjë. Sepse nuk janë takime normale, por të sforcuara. Të vendosura nën presionin e ambasadorëve apo shtypit dhe pa asnjë axhendë konkrete. Ndaj normaliteti, pra një takim mes dy liderëve politikë konkurentë, sot ngjan më shumë një anormalitet.

 



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë

17 Maj, 2025 9:30 am
Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri
Aktualitet

Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri

17 Maj, 2025 9:18 am
Dështimi i bisedimeve në Stamboll/ Armëpushimi në Ukrainë nuk duket në horizont
Bota

Dështimi i bisedimeve në Stamboll/ Armëpushimi në Ukrainë nuk duket në horizont

17 Maj, 2025 9:07 am
Kancelari gjerman Merz për herë të parë në samit europian
Aktualitet

Kancelari gjerman Merz për herë të parë në samit europian

17 Maj, 2025 8:54 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Kosovë, sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

17 Maj, 2025 8:35 am
Drejtpërdrejt/ Rama iu jep mirëseardhjen liderëve pjesëmarrës në Samit
Aktualitet

Video me momentet nga Samiti/ Rama: Një ditë historike e Europës në Shqipëri

17 Maj, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 17 Maj 2025

17 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 17 maj 2025

17 Maj, 2025 8:04 am
PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Para
Denoncimi/ Njihuni me personin që dhunon kafshët…

Denoncimi/ Njihuni me personin që dhunon kafshët...

Shikoni sa në formë duket bashkëshortja e Ermal Fejzullahut

Shikoni sa në formë duket bashkëshortja e Ermal Fejzullahut

Fotolajm/Gjimnazistet e Tiranës, dush në lavazh 

Fotolajm/Gjimnazistet e Tiranës, dush në lavazh 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
17 Maj, 2025

Ka nisur numërimi i votave të Greqisë në ambientet e Parkut Olimpik në kryeqytet. Siç raporton Klan News, numri total...

Lexo më shumë

Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri

Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri
17 Maj, 2025

Kryeministri Rama, pret në një takim Presidentin francez Emmanuel Macron. Pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron qëndroi në...

Lexo më shumë

Dështimi i bisedimeve në Stamboll/ Armëpushimi në Ukrainë nuk duket në horizont

Dështimi i bisedimeve në Stamboll/ Armëpushimi në Ukrainë nuk duket në horizont
17 Maj, 2025

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë u takuan shkurt në Stamboll. Pa rezultat po do të bisedohet më tej. Ishte një...

Lexo më shumë

Kancelari gjerman Merz për herë të parë në samit europian

Kancelari gjerman Merz për herë të parë në samit europian
17 Maj, 2025

Samiti i "Komunitetit Politik Europian" të premten në mbrëmje përfundoi sipas planit pa vendime. Eshtë hera e gjashtë, që 47...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com