Ka anashkaluar akuzat për përfshirjen e shefit të tij të kabinetit në aksidentin tragjik ku humbën jetën dy fëmijë të mitur.
Ministri Edmond Haxhinasto i ftuar në studion e Neës24, ka anashkaluar pyetjen e gazetares për faktin që drejtori i tij i kabinetit ka ndërhyrë për të çarë mbrojtësen e autostradës, duke krijuar një rrugë për karburantin që zotërohet nga babai i tij, Pilo Kerri.
“Dua të shpreh dhimbjen e thellë për rastin tragjik që ju përmendët, dhe humbjen e jetës për dy fëmijët. Hetimet do të zbardhin shumë shpejt ngjarjen. Në 2014 ka patur 3 fish investime në sinjalistikë, në 2015 ka pasur gjithashtu rritje tre herë të investimeve- me këtë deklaratë të sotme, ministri Haxhinasto ka lënë pa përgjigje pikëpyetjet që ngrihen në këtë rast flagrant.
Pjesë e të cilave është dhe një hetim i nisur nga prokuroria.
Nënakuzë, veç drejtorit të kabinetit të ministrit, Krislen Kerri është dhe autoriteti i rrugëve. Të dy palët kanë refuzuar t’i përgjigjen sot interesimit të TV Klan lidhur me këtë ngjarje, në të cilën humbën jetën dy fëmijë, 5 dhe 3 vjeç.