Ekzistojnë dallime të shumta në trupat e njerëzve, prandaj ky rast është edhe me sisët e femrave. Në vijim po japim përgjigjet për të gjitha dilemat të cilat ju kanë munduar për sisët tuaja!
Mjaft femra pyesin a është normale të kenë njërën sisë më të madhe se tjetra dhe kjo përgjigje do t’i gëzonte.
Pikërisht shumica e femrave nuk kanë sisë identike, gjë që mund të vështirësojë gjetjen e sutjenave të përshtatshëm, mirëpo me një shtesë mund të gjendet lehtë zgjidhja, transmeton Telegrafi.
Qimet rreth thimthave janë edhe një brengë e shpeshtë e gjinisë femërore. Disa qime në pjesën e errët përreth thimthave është gjithashtu dukuri plotësisht normale. Nëse dëshironi t’i eliminoni, pritni me gërshërë të vogla, por mos i rruani apo mos i shkulni me pincë.
Me siguri njëra ndër pyetjet më të shpeshta është se a është e mundshme që me ushtrime të rriten sisët, ndërkaq përgjigjja e ekspertëve do t’ju zhgënjejë.
Sisët me ushtrime mund të bëhen më të forta, por nuk do të ndikojnë dukshëm në vëllimin e tyre.
Femrat gjithashtu brengosen se si t’ia bënë nëse nga thimthat tajit ndonjë lëng. Kjo është normale te shtatzënat dhe te nënat që sapo janë bërë me fëmijë, mirëpo në rastet e tjera do të duhet të kontaktoni ekspertin.
Nëse ndonjë damë konsideron që thimthat e saj janë tepër të errëta, të mëdha apo të vogla, do të duhej të kenë parasysh që është krejtësisht normale që ata parametra ndryshojnë nga femra tek femra. /Telegrafi/