Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të punojnë në Shqipëri emigrantët e kampit të Gjadrit? Ja çfarë thotë ambasadori italian

2024/11/05 at 11:09 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A mund të punojnë në Shqipëri emigrantët e kampit të Gjadrit? Ja çfarë thotë ambasadori italian

Ambasadori italian, Fabrizio Bucci thotë se emigrantët që do të akomodohen në kampin e Gjadrit nuk mund të punojnë në Shqipëri pasi mbi bazën e protokollit të marrëveshjes së nënshkruar, kjo nuk është e mundur.


Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në kampin e Gjadrit për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori Bucci shprehet se duhet nënshkruar një tjetër marrëveshje midis Shqipëri-Itali në mënyrë që kjo të realizohet.

Fevziu: Po ky diskutim që është hapur në Itali mbi vendimin e Gjykatës së Romës për t’i çuar në vende të sigurta dhe jo të sigurta, a mund të krijojë probleme për qendrën?

Bucci: Nuk e besoj, pasi qeveria jonë…

Fevziu: Po harton një ligj..

Bucci: Ka kaluar një dekret në Këshillin e Ministrave dhe ne natyrisht i respektojmë vendimet e gjyqësorit. Qeveria po shikon aktualisht sesi të menaxhohet çështja. Qendra gjithsesi është gati.

Fevziu: kur do të fillojë?

Bucci: Sapo të shpëtohen njerëz në ujërat ndërkombëtare, dhe pasi të bëhet ajo përzgjedhje e parë për të cilën folëm, do të sillen këto emigrantët azilkërkues.

Fevziu: Edhe nga një pikëpamje tjetër, Mesdheu po shndërrohet në një varrezë të madhe për emigrantët…

Bucci: Po!

Fevziu: Kjo do të zgjidhë edhe një problem humanitar.

Bucci: Ideja mbi të cilën krijuam një strukturë të tillë që është edhe për të parandaluar emigracionin klandestin që çdo vit krijojnë kushte për shumë të vdekur. Emigracionet duhet të menaxhohen dhe të rregullohen me ligj, sidomos për të shmagur vdekjet.

Fevziu: Po kjo është shumë e rëndësishme.

Bucci: Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse emigranti klandestin mbështetet tek kriminelët që nuk kanë aspak interes për jetën e tyre, shëndeti e tyre…

Fevziu: Atyre u interesojnë vetëm paratë.

Bucci: Interesi i vetëm janë paratë, më pas i hedhin këta të gjorë në det. Mesdheu është bërë varreza e emigrantëve. Ideja jonë është ajo e rregullimit dhe menaxhimit të emigrantëve me qëllim parandalimin e emigracionit klandestin dhe t’i hapet rrugë emigracionit të ligjshëm. Kjo qendër shërben mbi të gjitha për të asistuar ata emigrantë që vijnë këtu. Por ideja është që një ditë të arrihet të rregullohen këto flukse dhe për të shmangur vdekjen e njerëzve.

Fevziu: Ne kemi një histori të gjatë emigracioni në tre dekadat e fundit, e dimë më mirë se çdokush sesa e vështirë ishte të lije vendin dhe të shkojë diku tjetër duke mos qenë as edhe i mirëpritur.

Bucci: Emigracionet janë fenomene shumë të ndërlikuara dhe nuk mund të presësh që ato të zgjidhen me formula të thjeshta, duhet ndërhyrë nga pak në të gjitha nivelet, duhet ndërhyrë në nivel të rendit publik dhe luftës kundër emigracionit klandestin, por duhet të punosh edhe në nivel ndërkombëtar për të rregulluar në mënyrë ligjore emigracionin. Evropa ka nevojë për emigrantë. Patjetër që do të ketë nevojë akoma më shumë, por ideja është që të shmanget emigranti klandestin të mbërrijë në qytetet tona, në Evropë dhe të shpërthejë një konflikt midis të varfërish, ndërmjet atyre evropianë dhe atyre emigrantë

Fevziu: Po dhe të varfrit emigrantë, dhe mund të jetë edhe më shkatërruese.  Por është dhe një pyetje tjetër, nuk e di sesi do të zgjidhet. Emigrantët vijnë këtu, do të bëhet përzgjedhja e tyre që mund të kërkojnë azil dhe të shkojnë në Itali, të tjerët që duhet të riatdhësohen në vendet e tyrë të origjinës, por nëse shteti shqiptar, nëse një firmë shqiptare ka nevojë për ata emigrantë që nuk është kualifikuar për në Itali dhe dëshiron ta marrë këtu në Shqipëri?

Bucci: Në këtë moment, mbi bazën e protokollit të marrëveshjes së nënshkruar për qendrat këtu nuk është e mundur të bëhet.

Fevziu: Nuk është e mundur.

Bucci: Dy qeveritë duhet të gjejnë …

Fevziu: Sepse firmat shqiptare që shkojnë deri në Bangladesh, Nepal, Kenia për të gjetur emigrantët që punojnë, po nëse këta emigrantë i gjen këtu, të cilët nuk janë të kualifikuar për në Itali, sepse nuk vijnë nga vende në vështirësi, janë emigrantë për arsye ekonomike dhe Shqipëria ka nevojë, mund t’i marrë direkt nga këtu. Por për momentin kjo është e pamundur.

Bucci: Nuk mund t’i marrë direkt nga këtu, sepse duhet realizuar një marrëveshje tjetër midis dy Qeverive. Për momentin, nuk është e mundur të bëhet mbi bazën e protokollit të marrëveshjes. Protokolli regullon vetëm këtë qendër dhe atë tipologji emigrantësh.



Ju sugjerojmë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kronikë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

9 Qershor, 2025 6:46 pm
Para
Protestë e dhunshme në Novi Sad pas tragjedisë me 14 të vdekur, sulmohet godina e bashkisë

Protestë e dhunshme në Novi Sad pas tragjedisë me 14 të vdekur, sulmohet godina e bashkisë

Zgjedhjet në SHBA/ Probleme teknike, në Karolinën e Veriut zgjatet orari i votimit në dy zona

Zgjedhjet në SHBA/ Probleme teknike, në Karolinën e Veriut zgjatet orari i votimit në dy zona

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 6 nëntor 2024
















TE FUNDIT

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
9 Qershor, 2025

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët....

Lexo më shumë

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
9 Qershor, 2025

Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – 2 kilometra larg nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com