Kreu i SPAK, Altin Dumani është përplasur me anëtarin e KLP, Tartar Bazaj këtë të enjte, gjatë raportimit të ecurisë së Prokurorisë së Posaçme.
Anëtari i KLP, Tartar Bazaj: Pak prokurorë mund të gjesh me integritet, njoh me qindra që kanë integritet, të gjithë prokuroret e Republikës, të kërkoj ndjesë nëse e kapa ashtu, nëse Altin Dumani do ta konsiderohet veten para daljes në pension, do të ishte aq efektiv, atë punë sa punon Altin Dumani natë dhe ditë? A mund të sillte rrezikshmëri shoqërore nëse këta prokurorë do të merrnin mandat sa të dilnin në pension, të shkelnin edhe të drejtat e njeriut nesër, mund të ketë efekte të tjera politike, po marr krahun e kundërt në këtë medalje, paraqet rrezikshmëri shoqërore dikush?
Dumani: Përdorni këtë logjikë edhe me gjyqtarët, pse ata nuk bëhen të rrezikshëm? Nuk bien në energjitë e tyre që janë pa mandat fare? Thashë rënie mundësie për të kandiduar, nuk thashë automatike, rrezikshmëria e prokurorëve dhe gjyqtarëve, si qenka e rrezikshme? Çfarë do të thuash konkretisht, këto janë themeltaret që i kemi mësuar në shkollë, çfarë do të thuash? Me kalimin e viteve, nuk je më i njëjti, fuqia, por ne kontrollohemi, prokurorët jemi njerëzit më të kontrolluar, nuk ka si të vijë rreziku përderisa monitorohemi nga institucionet e tjera.