Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të ndryshojë Erdogani?

2016/07/11 at 9:25 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A mund të ndryshojë Erdogani?

Nga Semih Idiz

Menjëherë pasi u emërua kryeministër nga presidenti Rexhep Taip Erdogan, Binali Jildirim tha se një nga objektivat e tij si kreu i qeverisë do të ishte rritja e numrit të miqve të Turqisë dhe zvogëlimi i numrit të armiqve të saj. Marrëveshja për t’u pajtuar me Izraelin dhe Rusinë tregoi, në kundërshtim me pritshmëritë fillestare, se këto nuk qenë vetëm fjalë boshe. Unë argumentova asokohe se Jildirim mund të arrijë këtë qëllim të lartë, vetëm nëse ndryshon Erdogan, për shkak se është presidenti ai që dikton ritmin e ngjarjeve në Turqi. Pohoja gjithashtu se nuk ka gjasa që ai të ndryshojë qasjen e tij të ashpër dhe ideologjike në politikën e jashtme, dhe se Jildirim ishte një zë në shkretëtirë. Megjithatë paralajmërimi im, qe se s’do të mërzitem, nëse provohet që e kam gabim.

Nuk është ende e qartë nëse Erdogani po ndryshon apo jo. Në vend se të flitet për një ndryshim, mund të thuhet se zhvillimet e fundit pozitive në politikën e jashtme dëshmojnë se presidenti turk thjesht ka kuptuar se aftësia e tij për të ndryshuar botën, është shumë më e kufizuar nga sa mendonte ai. Nëse Erdogani do t’i shkojë deri në fund kësaj qasje të re dhe përmirësojë marrëdhëniet me Egjiptin, sa për të marrë një shembull të rëndësishëm, atëherë do të ketë më shumë arsye për të besuar se ai po ndryshon.

Megjithatë mbetet të shihet nëse ai mund të përballojë dhënien e përshtypjes se po e tradhëton Muhamed Morsin, ish presidentin islamik të Egjiptit, që u burgos pasi u rrëzua nga pushteti nga ushtria. Në pamje të parë, ky duket si një hap shumë i largët për të, duke patur parasysh se po has jo pak vështirësi me shpjegimin mbështetësve të tij islamikë të nevojës për një pajtim me Izraelin.

Prova më e rëndësishme nëse Erdogan është duke ndryshuar, do të vijë nga fusha e politikës së brendshme dhe jo ajo e jashtme. Deklaratat e Çemil Çiçek – një deputet nga Ankaraja i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), dhe një nga anëtarët themelues të partisë, një ish-ministër  Drejtësie dhe ish-kryetar i parlamentit – janë me vlerë të përmenden.

Duke folur me një grup gazetarësh ditën e martën, Çiçek tha se ishte dakord me politikën e rritjes së numrit të miqve të Turqisë, dhe zvogëlimin e numrit të armiqve të saj. “Nëse e shihni këtë nga këndi kundërt, kjo do të thotë se numri i armiqve është më i madh se ai i miqve”- pranoi Çiçek. “Duke ndërmarrë këto hapa jashtë vendit, ne gjithashtu duhet të rrisim numrin e miqve tanë në shtëpi. Është e qartë se kemi tensione në Turqi”- shtoi Çiçek, duke treguar se ka patur një nevojë për të “ndërtuar ura zemre” për kapërcimin e kësaj situate.

Ai vazhdoi të ankohet se politikanët në vend qenë duke këshilluar për unitet në momentin që mbillnin farën e përçarjes, ndërsa nënvizoi se Muaji i Ramazanit kishte siguruar një klimë të mirë për pajtimin e brendshëm, porse kjo ishte konsumuar. Duke theksuar se vetë-kritika është thelbësore për Turqinë, Çiçek tha:”Nëse ne nuk e bëjmë këtë, atëherë do të mbetemi në pikën kur do ndjejmë se kemi kurdoherë të drejtë, dhe janë të tjerët ata që e kanë gabim”.

Këto janë fjalë të urtë nga dikush me ndikim në partinë e tij. Megjithatë pyetja është se cilin ka patur ndërmend Çiçek kur i tha këto fjalë. Dikush mund të supozojë se meqë nuk përmendi askënd në mënyrë të veçantë, ai ishte gjithashtu duke iu referuar Erdoganit, i cili kryeson listën e atyre që kanë ushqyer përçarjet në këtë vend, përmes sulmeve të rënda ndaj kundërshtarëve politikë.

Erdogan nuk do të ketë dëshirë të ndryshojë dhe vazhdojë rrugën që këshillon Çiçek, pasi ai ka një axhendë të brendshme që mund të jetë në kundërshtim me atë që dëshiron gjysma e vendit, por të cilin ai qartazi nuk është i përgatitur ta braktisë për hir të konsideratave demokratike dhe nevojave për paqe në vend.

Prandaj ajo çfarë tha Çiçek, nuk është më shumë se sa një shprehje e një dëshire. Nuk ka shumë shumë gjasa që Erdogan të dëgjojë fjalët e tij. Por nëse ne provojmë ta kemi gabim, dhe Erdogani arrin të rishpikë politikisht veten e tij, s’do të kemi asnjë keqardhje, pasi do të flasim për një Turqi që është kthyer në gjendjen normale të punëve. Edhe pse nga këndvështrimi ynë aktual, ky duket të jetë një bast i vështirë.

“Hurryjet Daily News” – Bota.al

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
E pranon Merkel: Terroristët erdhën nga radhët e emigrantëve

E pranon Merkel: Terroristët erdhën nga radhët e emigrantëve

Floriana në ngjyra/Kaceli: Ja çfarë gjeta në portretin e bukuroshes Garo!

Foto/ Floriana Garo seksi në shkuma party

Foto/ Kujdes, uji i autobotëve nuk është higjienik!

Foto/ Kujdes, uji i autobotëve nuk është higjienik!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com