Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të na shërbejë Shkupi si model?

2016/12/12 at 6:25 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Astrit Patozi: Kë po sfidon “rilindja” e Prengës

Nga Astrit PATOZI


Maqedonia nuk mund të shërbejë për askënd si model. Sepse është ikonë e krizave ciklike, që sjellin sëmundjet më të rënda të pushtetit, në rajon dhe më gjerë. Dhe këtu nuk përjashtohet as Shqipëria, megjithëse ajo, për nga hallet e sipërcituara, fatkeqësisht, nuk është shumë larg fqinjes së vet lindore.

Por kam frikë se në një aspekt ne duhet ta ta marrim si shembull Shkupin, dhe ai nuk është i parëndësishëm. Maqedonia, aq problematike, me korrupsionin, arbitraritetin dhe abuzimet e rënda me pushtetin, bën zgjedhje më të mira se ne. Të paktën, këto të fundit, por ndoshta jo vetëm ato.

Mjafton të shikosh se rezultati përfundimtar ka dalë vetëm disa orë, pasi është hedhur vota e fundit, dhe asnjë nga aktorët nuk po flet për parregullsi serioze në procesin e së dielës. Kujtoni për një cast kalvarin e numurimit tonë, që nuk mbaron kurrë, për të mos thënë se në cfarë labirintesh kalojmë ne për të mbërritur deri aty.

Dhe të mos harrojmë se jemi vetëm 6 muaj larg zgjedhjeve tona politike. Të cilat, sipas të gjitha gjasave, do të jenë edhe më të këqija sesa pararendëset, sepse janë dhënë ndërkohë të gjitha “garancitë” nga qeveria. Që nga zgjedhjet e pjesshme në Korcë, disa muaj pasi Edi Rama mori detyrën, më pas në ato lokalet një vit më parë, e së fundi në Dibër, para pak kohësh.

Sot që po flasim mund të shpallim pa frikë falimentimin e reformës elektorale, që do të thotë se qeveria nuk është e gatshme as ta shkruajë në letër se ka ndërmend të bëjë zgjedhje të mira vitin e ardhshëm. Sepse Kodi Elektoral është vetëm hapi formal për të shkuar drejt një procesi zgjedhor korrekt dhe të pakontensuar. Por, gjithësesi, tmerrësisht i pamjaftueshëm, sepse përvoja na ka treguar që ne gjëmat më të mëdha këtij vendi ia kemi bërë, kur i kemi kapërcyer dhe shpërfillur si lecka ligjet. Që do të thotë se në kohën që ka mbetur asgjë thelbësore nuk pritet të ndryshojë për mirë as në kornizën ligjore që shtron rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Dhe mendoj se ky është një prelud ogurzi për 18 qershorin.

E di që sot mund të jem në kundërrjedhë, pasi të gjithë kanë mprehur lapsat dhe po analizojnë skenarët e krijimit të qeverisë së re në Shkup dhe mbi të gjitha “humbjen” numerike të faktorit shqiptar atje. Natyrisht, që edhe unë kam opinionet e mia për sa po ndodh në vendin fqinjë, madje edhe për “tradhtarët” tanë, të cilët, megjithëse kanë humbur, janë bërë më përcaktues në Maqedoni. Sa që të kujtojnë jo pak LSI-në tonë të lavdishme, gjatë viteve të fundit, por nuk jam shumë i sigurt, nëse do të kenë fatin e saj.

Por preferoj të mos merrem me këtë temë, sepse mendoj se ajo është, sa produkt, aq edhe problem, që i takon ta zgjidhin faktorët politikë atje, maqedonë dhe shqiptarë, sigurisht. Ne nuk kemi as tagrin, por nuk jemi as në pozitën për ta trajtuar me përcmim atë që ndodh në Maqedoni. Sepse shumë prej problemeve të saj, që e zhytën vendin prej vitesh në kaos dhe destabilitet, janë ulur këmbëkryq edhe në Shqipëri.

Zgjedhjet e djeshme në Maqedoni mund të kenë shërbyer për të dhënë shumë mesazhe, të cilat natyrisht kanë vlerë në radhë të parë për qytetarët e saj. Por nuk mund të përjashtohet edhe rrezatimi rajonal i këtij evenimenti të rëndësishëm politik për Ballkanin. Nëse ne do të dinim të lexonim sic duhet, duhet ta nisnim nga leksioni i zgjedhjeve të së dielës.

Maqedonia u tregoi dje të gjithëve, por sidomos neve këtu, se vjen patjetër një pikë, kur votën e refuzimit dhe të zemërimit të qytetarëve nuk e ndal dot askush. Nuk mjaftojnë as dhuna dhe shantazhet, as paratë e pista, as blerja e votës dhe as manipulimet për të mbajtur në këmbë një pushtet të paligjshëm, që lind dhe rritet nga deformimi i votës. Vjen gjithmonë dita. Pavarësisht se mund të vonojë pak.

 

 



Ju sugjerojmë

Trump: Disa raketa Patriotë janë tashmë rrugës për në Ukrainë
Bota

Trump: Disa raketa Patriotë janë tashmë rrugës për në Ukrainë

16 Korrik, 2025 4:56 pm
INSTAT:Netqëndrimet u rritën me 35%, ja numri i vizitorëve në strukturat akomoduese
Aktualitet

INSTAT:Netqëndrimet u rritën me 35%, ja numri i vizitorëve në strukturat akomoduese

16 Korrik, 2025 4:42 pm
“Injoroni çdo…”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” kërkon mandatin e deputetit
Aktualitet

“Injoroni çdo…”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” kërkon mandatin e deputetit

16 Korrik, 2025 4:27 pm
Ministria e Drejtësisë rikthen mbikëqyrjen elektronike
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë rikthen mbikëqyrjen elektronike

16 Korrik, 2025 4:15 pm
Krimet zgjedhore/ Celibashi: Të caktohet në ligj bashkëpunimi me SPAK
Aktualitet

Krimet zgjedhore/ Celibashi: Të caktohet në ligj bashkëpunimi me SPAK

16 Korrik, 2025 3:52 pm
Liderët e BE: Do rindërtojmë Ukrainën duke përdorur asetet ruse që i kemi sanksionuar
Bota

Shkelje e të drejtave themelore/ BE paralajmëron Gjeorgjinë për pezullim të vizave

16 Korrik, 2025 3:35 pm
Vodhi një makinë në Portin e Durrësit, arrestohet 34-vjeçari çek
Aktualitet

Vodhi një makinë në Portin e Durrësit, arrestohet 34-vjeçari çek

16 Korrik, 2025 3:19 pm
Kultivuan mbi 100 bimë narkotike në pyllin e fshatit, arrestohen 2 vëllezërit
Aktualitet

Kultivuan mbi 100 bimë narkotike në pyllin e fshatit, arrestohen 2 vëllezërit

16 Korrik, 2025 3:05 pm
Gjirokastra feston 20-vjetorin e hyrjes në UNESCO
Aktualitet

Gjirokastra feston 20-vjetorin e hyrjes në UNESCO

16 Korrik, 2025 2:47 pm
Begaj firmos dekretin, liron nga detyra vajzën e Kadaresë
Aktualitet

Begaj firmos dekretin, liron nga detyra vajzën e Kadaresë

16 Korrik, 2025 2:39 pm
Para
Clio i ri, në 2018

Clio i ri, në 2018

Berisha: Një djalë 17 vjeçar u përdhunua dje në arat me kanabis të një oficeri policie

AUDIO/ Ish-kryeministri Berisha: Kjo është arsyeja pse nuk iu përgjigja Ballës

Balla: Berisha nuk i shpëton dëshmisë, aferë mafioze për 414 mln euro

Balla: Ky është modeli, Berishën e morëm me forcë, radhën e kanë ministrat e tij
















TE FUNDIT

Trump: Disa raketa Patriotë janë tashmë rrugës për në Ukrainë

Trump: Disa raketa Patriotë janë tashmë rrugës për në Ukrainë
16 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se disa raketa kundërajrore për sistemin mbrojtës, Patriot, janë tashmë rrugës për...

Lexo më shumë

INSTAT:Netqëndrimet u rritën me 35%, ja numri i vizitorëve në strukturat akomoduese

INSTAT:Netqëndrimet u rritën me 35%, ja numri i vizitorëve në strukturat akomoduese
16 Korrik, 2025

Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, rreth 623 mijë të huaj janë akomoduar në hotele dhe struktura të...

Lexo më shumë

“Injoroni çdo…”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” kërkon mandatin e deputetit

“Injoroni çdo…”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” kërkon mandatin e deputetit
16 Korrik, 2025

Kandidati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes së cilës...

Lexo më shumë

Ministria e Drejtësisë rikthen mbikëqyrjen elektronike

Ministria e Drejtësisë rikthen mbikëqyrjen elektronike
16 Korrik, 2025

Ministria e Drejtësisë do të risjellë pas 6 vitesh mungesë, mbikëqyrjen elektronike si formë e një mase sigurimi, dënimi apo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com