Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të bëjë për vete votuesit ruralë kandidati demokrat për nënpresident, Tim Walz?

2024/10/25 at 5:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A mund të bëjë për vete votuesit ruralë kandidati demokrat për nënpresident, Tim Walz?

Tim Walz shërbeu për dy mandate si guvernator i Minesotës përpara se të përzgjidhej si kandidati demokrat për nënpresident. Në aktivitetet elektorale, ai përmend fillimet e tij në Nebraska dhe se si kjo ndikoi tek formimi i tij si person, si kandidat në zgjedhje dhe si guvernator. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Natasha Mozgovaya, vizitoi shtetin Nebraska për të parë nga afër se çfarë mendojnë banorët e tij për zotin Walz.


Kandidati demokrat për nënpresident, Tim Walz e kaloi gjysmën e parë të jetës së tij në një pjesë rurale të Nebraskës… rreth pesë orë me makinë nga aeroporti kryesor më i afërt. Këtu, tiparet më të spikatura të peizazhit janë shpesh depot e grurit. Disa njerëz këtu shohin një pjesë të vetes tek kandidati për nënpresident.

“Kur e shoh në televizion, nuk duket si një politikan. Më ngjason me mësuesin tim të preferuar në shkollë, sepse ai i është përkushtuar vërtet komunitetit të tij dhe nxënësve të tij. Dhe ai me të vërtetë ka vlera të larta morale”, thotë fermerja Becky Potmesil.

Zoti Walz lindi në West Point, Nebraska dhe e kaloi fëmijërinë e tij në Valentine, me një popullsi prej 2,600 banorësh… një qytet jo i njohur për personalitete politike.

“E kemi ndjekur karrierën e Timit, ndoshta disi në distancë. Këtë hap (kandidimi për nënpresident)… nuk e mendonim se do të ndodhte!”, thotë Tom Elliot, banor në Valentine.

Kur zoti Walz ishte adoleshent, diagnostikimi i babait të tij me kancer në mushkëri e shtyu familjen të lëvizte 160 kilometra më në veri, ku kishin të afërm të tjerë.

“Unë u rrita në Butte, Nebraska, një qytezë me 400 banorë. Në shkollën e mesme, ishim në klasë 24 nxënës”, thotë zoti Walz.

Të afërmit e zotit Walz ende jetojnë në këtë zonë. Daja i tij, fermeri në pension Jerome Reiman thotë se ka në plan të votojë për nipin e tij, por shton se është pak i shqetësuar se djali i qytetit të vogël që ai mban mend, mund të jetë tepër i sjellshëm për t’u përballur me sfidat e botës së madhe.

“Ai ishte thjesht një djalosh i zakonshëm. Dua të them që ishte një djalë i mirë. I pëlqenin sportet. Timi nuk do të jetë i ashpër mjaftueshëm për Putinin; kjo më shqetëson”, thotë zoti Reiman.

I rritur në zona rurale, zoti Walz u apasionua pas peshkimit dhe gjuetisë, dhe nuk fsheh dashurinë e tij për armët. Simbolika e kapeles së tij me kamuflazh u përqafua nga një grup aktivistësh për demokratët e zonave rurale.

“Mendoj se rrobat e kamuflazhit, gjuetia, përfaqësojnë Nebraskën”, thotë aktivistja demokrate Barbara Critchett.

Në gjurmët e babait të tij, një veteran i Luftës së Koresë, zoti Walz hyri në Gardën Kombëtare në moshën 17-vjeçare dhe e vazhdoi shërbimin për 24 vite.

Por për disa votues ruralë, shërbimi ushtarak dhe historiku i pronësisë së armëve nuk do të thotë se zoti Walz ndan të njëjtat vlera me ta.

“Jo, as nuk i afrohet. Gënjen haptazi // Kjo është një e drejtë e garantuar me amendamentin e dytë të kushtetutës — unë nuk kërkoj t’ia heq atij armën, sikurse po përpiqen të veprojnë me ne!”, thotë Stephen Hale, banor në Valentine.

Zoti Walz gjithashtu mbështet të drejtën e abortit, gjë që e vë atë në kundërshti me shumë banorë në Nebraskën konservatore, ku disa kisha kanë përmendore për foshnjet e abortuara dhe peizazhi është i mbushur me shenja kundër abortit.

“Çështja më e rëndësishme për mua ka qenë gjithmonë mbrojtja e jetës. Kushdo që është pro jetës do të marrë votën time. Ai nuk do ta marrë votën time”, thotë Michael Wartmen, banor në West Point.

Zoti Walz u diplomua në Kolegjin Shtetëror Chadron, në një qytet ku ish-Presidenti Donald Trump duket se është popullor. Administratës së kolegjit kohët e fundit iu desh të hiqte flamurin e tij të fushatës pasi dikush e ngriti atë pranë flamurit amerikan në kampus.

Miles Bannan nga Chadron thotë se rrënjët lokale të Tim Walzit nuk përkthehen domosdoshmërisht në mbështetje.

“Ka shumë familje që nuk flasin shumë për politikën, sepse ka shumë mosmarrëveshje. Dhe mendoj se ka shumë njerëz që inkurajohen prej tij, por kjo mund të mos ndryshojë mënyrën se si ata votojnë”, thotë Miles Bannan, banor në Chadron.

Disa këtu thonë se zoti Walz po i jep kështu një moment njohjeje kombëtare Nebraskës rurale. Por në këtë shtet konservator amerikan, rrënjët e përbashkëta nuk janë garanci për vota./voa



Ju sugjerojmë

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Para
Mbappe fiton një tjetër betejë me PSG

Mbappe fiton një tjetër betejë me PSG

Vuçiç takon Von der Leyen: Avokimi për një Serbi evropiane, shumë i rëndësishëm

Vuçiç takon Von der Leyen: Avokimi për një Serbi evropiane, shumë i rëndësishëm

Përfundon seanca për inceneratorin e Elbasanit në Apelin e GJKKO, zbulohet kur do të shpallet vendimi për Kokën dhe Bllakon

Përfundon seanca për inceneratorin e Elbasanit në Apelin e GJKKO, zbulohet kur do të shpallet vendimi për Kokën dhe Bllakon
















TE FUNDIT

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
14 Maj, 2025

Nga sheshi ‘Skënderbej’, kryeministri Rama po mban fjalimin falënderues pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti...

Lexo më shumë

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama po mban në sheshin 'Skënderbej' fjlim e parë të fitores, pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit....

Lexo më shumë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
14 Maj, 2025

Teksa në Parkun Olimpik po vazhdon numërimi i votave të diasporës, përplasje mes partive politike për zarfat e ardhur nga...

Lexo më shumë

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
14 Maj, 2025

“Zjerm” dhe Shkodra Elektronike ndezën emocionet dhe krenarinë shqiptare në zemër të Zvicrës, në Bazel, duke e çuar Shqipërinë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com