Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A kishte Jezusi djalë?

2016/04/09 at 8:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
A kishte Jezusi djalë?

Mari Magdalena ishte e dashura e Krishtit dhe pati një fëmijë me të? Skenari, i përshkruar prej Kodit të Da Vinçit, librit bestseller të shkrimtarit amerikan Dan Brown, ka shkaktuar debate të ndezur dhe ka frymëzuar shumë kërkime dhe studime. Dhe sot ka nga ata që këmbëngulin se kanë gjetur provat e atësisë së Krishtit në një afresk të lashtë të ruajtur në kishën templare të fraksionit të Tempullit të Ormelles në Trevizo. Sa është e vërtetë?


E demonizuar, pastaj shenjte

Mari Magdalena ishte një prej ndjekëseve të Krishtit, e cila e kishte çliruar atë nga “7 demonët”; pikërisht asaj iu shfaq të parës pas rilindjes. Mbi këtë figurë është folur e thurur shumë: në Ungjijtë e apostujve ishte konsideruar një apostull, dhe nga disa ajo është identifikuar – gabimisht si femra tradhtare që do të duhej të dënohej, duke u goditur me gurë, por që Jezusi e shpëtoi pikërisht nga ky dënim.

Hipoteza që ajo mund të ketë qenë një e dashur e Krishtit nuk është shpikur nga Brown: këtë hipotezë e kish hedhur tashmë në vitin 1951 greku Nikos Kazantzakis, autor i “Tundimi i fundit i Krishtit”. Por, hipoteza është edhe më e hershme. ‘Eshtë një ide e lindur në Parisin e fundit të viteve tetëqind nga artistë kundër rrymës”, thotë Mario Arturo Iannacone, historian i krishtërimit. “Në vitin 1888 u paraqit në Paris opera E dashura e Krishtit, me autor Rodolphe Darzens: e dashura ishte, natyrisht, Magdalena. Në vitin 1929, shkrimtari anglez David Herbert Lawrence (autor i dashuri i Lady Chatterley) shkruajti një rrëfim mbi historinë pasionante mes Magdalenës dhe Jezusit me titull: Njeriu që kishte vdekur”.

Edhe piktorët e ‘800 ishin shumë të dhënë pas kësaj ideje. “E portretizonin si një grua të stolisur, madje edhe nudo, për të simbolizuar pafajësinë e saj të rigjetur. Qindra gra të shoqërisë së lartë preferonin të pozonin nudo para piktorëve, për një pikturë alla Magdalenë. Një lojë dashakeqe”, shkruan Iannaconne.

Një familje e shenjtë

Megjithatë, dikush thotë se që në Mesjetë apo gjatë Rilindjes, piktorët e kishin paraqitur Magdalenën, ndërkohë që përqafonte Jezusin, i vinte kokën në kraharor apo shpatull, ndërkohë që Jezusi mbante në krahë birin e tyre të sapolindur.

Dhe fituesi i çmimit Nobel, Dario Fo, autori i librit Jezusi dhe Gratë, citon tregues të ndryshëm. ‘Në afreskët e Assissisë, Giotto e ka paraqitur Magdalenën që ngjitet në qiell e marrë prej engjëjve përpara Madonnës”, ka shpjeguar Fo. “Dhe në kapelën e Scovregnit të Padovës, duke ripikturuar Jezusin që dëbon tregtarët nga tempulli, Giotto vendos një fëmijë të trembur që ka gjetur strehë në prehërin e një gruaje. Ai fëmijë, lë të kuptojë piktori, kapet pas të ëmës sikur i kërkon asaj mbrojtje nga shpërthimi i zemërimit të një njeriu, të cilin e kish parë gjithmonë të buzëqeshur. Domethënë babai i tij, Jezusi”.

Ndërkohë, në Youtube është shfaqur një afresk i shekullit të dymbëdhjetë, ku shfaqet Jezusi, Magdalena dhe fëmija i tyre. Eshtë Tempulli Ormelle, në një kishë të vogël mesjetare të ndërtuar prej kalorësve templarë. Sipas atyre që merren me misteret, ajo i ishte dedikuar Magdalenës, ndaj të cilës templarët ishin të devotshëm. Afresku është i vjetëruar: mund të arrihet në konkluzionin që është portreti i Magdalenës për shkak të 2 elementëve simbolikë, një veshje rozë dhe një kullë pas shpatullave. A është e mundur që një pikturë kaq skandaloze të ketë mbetur e panjohur për shekuj të tërë?

Magjistare, shtrigë, priftëreshë?

Personazhi i Magdalenës, në kohëra të ndryshme është interpretuar në mënyra të ndryshme: si feministe, magjistare, shtrigë, priftëreshë e një feje të perëndeshës mëmë, si themeluese e krishtërimit apo një krishtërimi alternativ. Në të vërtetë është një mit modern. ‘Janë riinterpretime të bërë në fundin e viteve tetëqind”, shpjegon Iannaccone. “Magdalena është bërë një prizëm që reflekton të gjithë spektrin e kontestimit modern kundër krishtërimit tradicional”.

Kodi i Da Vinçit ka bërë shumë popullore idenë e fëmijës së Jezusit. “Janë fantazi moderne”, vazhdon Iannaccone. ‘Asnjë historian serioz nuk i ka marrë ndonjëherë seriozisht në konsideratë. Kanë peshë tjetër studimet që rivlerësojnë në origjinën e krishtërimit rolin e grave, domethënë edhe atë të Mari Magdalenës: është një qasje historike e respektueshme”. Tek Kodi i Da Vinçit, një prej treguesve më kyç të raportit intim mes Jezusit dhe Magdalenës ishte tek Darka e Fundit e Leonardo Da Vinçit, aty ku një figurë femërore qëndron ulur në të djathtë të Krishtit. “Ajo nuk është Magdalena, është Apostulli Gjon: e ka shkruajtur vetë Leonardo në shënimet e tij”, thotë Diego Cuoghi, historian arti dhe autor i një studimi mbi Ormelle. “Arti i shenjtë bazohet në tekstet e krishtërimit. Për këtë arsye, në pothuajse të gjithë Darkat e Fundit të Mesjetës apo të Rilindjes, Gjoni është paraqitur gjithmonë si një i ri me pamje thuajse femërore”.

Në fakt të gjithë ungjijtë flasin për të si Apostulli më i ri në moshë, ndoshta që përkon edhe me “dishepullin që Jezusi e donte”.

Po portreti i Ormelle? Cuoghi thotë: “Ngjyra rozë është tipike jo vetëm e Magdalenës, por edhe Madonnës. Dhe kulla është një karakteristikë e Santa Barbaras (e mbyllur në një kullë) dhe Virgjëreshës Mari (e quajtur turris davidica, domethënë e fortë si një kullë e qytetit të Davidit). Në art, Magdalena ishte identifikuar me elementë të tjerë: vazo e kremërave, duke patur parasysh që, Magdalena lau këmbët e Krishtit, dhe që nga shekulli i XVI kafka, libri dhe kryqi. “Sa për templarët”, vazhdon Cuoghi, “ata kurrë nuk i kanë dedikuar kisha Magdalenës, por vetëm Virgjëreshës Mari”.

Iannaccone është dakord: “Templarët për më tepër ishin francezë dhe tradita e prostitutës së penduar u fiksua në shekullin X, duke i dhënë kështu jetë një kulti të përhapur në Francë, por jo në Itali. Një numër i caktuar templarësh francezë ishin sigurisht të devotshëm ndaj Santa Mari Magdalenës, por thjeshtë ashtu si mund të ishin edhe ndaj shenjtëve të tjerë”.

Skandale dhe inkuizicion

Atëherë, cili është kuptimi i afreskut të Ormelle? Dhe përse Jezusi mban në krahë një të sapolindur? “Nëse në shekullin XIII dikush do të kish pikturuar në një kishë Krishtin me një foshnjë do të kish qenë skandal”, thotë Cuoghi. “Për shembull, Caravaggio u detyrua që të ribëjë shumë piktura, sepse nuk ishin konform kanoneve. Dhe Paolo Veronese, që e kishte populluar Darkën e Fundit me xhuxhër, kafshë dhe akrobatër u përndoq prej inkuizicionit”.

Piktura e Ormelle, në të vërtetë paraqet një tjetër skenë: një Dormitio Virginis, episod nga jeta e Marisë e rrëfyer nga ungjijtë apokrifë. “Maria vdes dhe Jezusi merr shpirtin e saj në formën e një të sapolinduri”, shpjegon Cuoghi. ‘Në versione të tjerë, Jezusi është tashmë në qiell, dhe merr me vete shpirtin e Madonnës. Shembuj të Dormitios janë në Romë në mozaikët e Pietro Cavallinit tek S. Maria në Trastevere dhe Jacopo Torritit tek S. Maria Maggiore, që i përkasin shekullit XIII, e njëjta epokë e pikturave të Ormelle”. Jo rastësisht, afreskët e kishës së Ormelle, dedikuar Madonnës, rrëfejnë jetën e Marisë; dhe cikli përmbyllet me Dormition, ose vdekjen dhe ngjitjen në qiell të Virgjëreshës.

Një grua shumë moderne

Po përse sot diskutohet kaq shumë për Mari Magdalenën? Sepse Magdalena ishte një grua e lirë, e vetëdijshme për joshjen e saj, që ndiqte lirisht Jezusin”, shpjegon Iannaccone. “Në këtë kuptim ajo është një figurë femërore më pranë ndjeshmërisë moderne krahasuar me atë të Madonnës. Ajo u quajt “apostulle e apostujve” për arsye, se ishte pranë Jezusit dhe sepse mori lajmërimin për ringjalljen e tij.

Në vitin 591, Papa Gregori i madh shkruante se ajo u konvertua në shenjt pas një jete në mëkat: një interpretim pa prova historike, por që pati sukses. Në të vërtetë, dy apo tre gra që përmenden në ungjijtë u futën në një personazh të vetëm emblematik, të penduarës që kish lënë pas krahës një të kaluar mëkatare”.

Marrë nga revista “Focus”



Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
Video/ Perëndimi latin i Aurela Hoxhës

Video/ Perëndimi latin i Aurela Hoxhës

Ja si hiqen njollat e buzëkuqit

Ja si hiqen njollat e buzëkuqit

“Skifteri” shqiptar bie në kafaz/ I kapen 13 ora Rolex

"Skifteri" shqiptar bie në kafaz/ I kapen 13 ora Rolex

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com