Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, kryetarja Albana Vokshi ka akuzuar PS se po tenton të bllokojë punën e komisionit, duke mos miratuar kërkesat për informacion.
Vokshi tha se paratë e sterilizimit dhe check up po paguajnë që ky komision të pengojë hetimin.
“A keni turp ju apo nuk keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion. Kemi një muaj. Duhet të ndihemi të turpëruar. Ju nuk miratoni shkresat se po mbuloni korrupsionin. Paratë e sterilizimit dhe check up po paguajnë që ky komision të pengojë hetimin.”