Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka punësuar Basha lobistë në Uashington?

2016/03/16 at 10:06 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Në zgjedhjet e ardhshme, kandidatët për deputet të PD-së do të zgjidhen me votim të brendshëm

Partia Demokratike e Shqipërisë punësoi Podesta Group në Uashington për të lobuar pranë qeverisë dhe kongresit të Shteteve të Bashkuara për llogari të saj. Lajmi bëhet e ditur nga dokumente të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së nën Aktin për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj.

Sipas ekstraktit të publikuar, “Podesta do të këshillojë Partinë mbi politika revelante dhe aktiviteve të Kongresit, do të kërkojë dhe analizojë çështje të caktuara dhe do të mund të organizojë takime me zyrtarë të degës ekzekutive të SHBA-së, anëtarë të Kongresit, media dhe organizata jofitimprurëse.” (Kliko këtu për të parë dokumentin). Kohëzgjatja dhe kostoja e kontratës për Partinë Demokratike pritet të publikohet më vonë. Kontrata është nënshkruar 8 mars 2016. Po sot (15 mars), kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u nis për një vizitë zyrtare në SHBA.

Podesta, një kompani lobuese në SHBA e drejtuar nga Anthony T. Podesta, nuk është një kompani e panjohur për Shqipërinë. Qeveria e Partisë Demokratike e punësoi atë në vitin 2011 deri në vitin 2013, me një tarifë prej 60 mijë dollarësh në muaj, të cilat u paguan me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Zyrtarisht, Podesta duhej të lobonte për përmirësimin e marrëdhënieve politike mes qeverive të të dy vendeve. Gjithsesi, një investigim i mëparshëm i BIRN, zbuloi se Podesta pati lobuar në disa faqe konservatore amerikane për të bërë shkrime negative kundër Edi Ramës, në atë kohë, kreu i opozitës.

Partitë politike shqiptare janë përpjekur në të shkuarën të ndikojnë mbi qëndrimet e qeverisë amerikane ndaj tyre duke paguar lobues të kushtueshëm, veçanërisht gjatë periudhave të krizave të ndryshme politike ose gjatë periudhave zgjedhore.

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, punësoi kompaninë Global Security and Innovative Strategies LLC, GSIS, me një faturë mujore prej 30 mijë dollarësh. (Kliko këtu për të parë dokumentin)

Qëllimi i kësaj kontrate sipas dokumenteve të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA është “edukimi i qeverisë Amerikane dhe zyrtarëve të saj nëpërmjet kontakteve dhe komunikimit në lidhje me zotimin e LSI për implementimin e reformës në drejtësi.”

Partia Socialiste unësoi lobuesin Rasky Baerlain, e cila, në atë kohë, dërgoi me dhjetëra kërkesa në median ndërkombëtare në vitin 2010 në përpjekje për të organizuar intervista dhe për të promovuar mbulimin e krizës politike të asaj kohe në Shqipëri. /Gjergj Erebara-Reporter.al

Ju sugjerojmë

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

14 Maj, 2025 11:37 am
Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE
Aktualitet

Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE

14 Maj, 2025 11:33 am
Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!
Kryesore

Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

14 Maj, 2025 11:31 am
Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…
Aktualitet

Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…

14 Maj, 2025 11:18 am
Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE
Kryesore

Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE

14 Maj, 2025 11:11 am
Presidenti i Emirateve të Bashkuara uron Ramën: Zgjerojmë bashkëpunimin mes kombeve
Aktualitet

Presidenti i Emirateve të Bashkuara uron Ramën: Zgjerojmë bashkëpunimin mes kombeve

14 Maj, 2025 11:04 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në dalje të Tiranës/Makina përplaset me motorin, vdesin 2 të rinjtë

14 Maj, 2025 10:58 am
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

Krimi zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme: U arrestuan 7 persona, 87 kallëzime

14 Maj, 2025 10:49 am
Përfundon procesi i numërimit të votave për kandidatët në tre qarqe
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit të votave për kandidatët në tre qarqe

14 Maj, 2025 10:47 am
Lezhë/Vende të sigurta në Kuvend Gjekmarkaj,Hoti, Manja!Kush futet nga lista e hapur
Kryesore

Lezhë/Vende të sigurta në Kuvend Gjekmarkaj,Hoti, Manja!Kush futet nga lista e hapur

14 Maj, 2025 10:43 am
Para
Rreziku i transformimit të demokracisë në Shqipëri në një mafio-kraci

Rreziku i transformimit të demokracisë në Shqipëri në një mafio-kraci

Françeska sfidon policët, pi kafe në bllok

Françeska sfidon policët, pi kafe në bllok

Pasul

Shpulla

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari
14 Maj, 2025

Policia Kufitare ka arrestuar një 54-vjeçar, pasi tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut, 412 litra karburant. Uniformat blu kanë...

Lexo më shumë

Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE

Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE
14 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lexo më shumë

Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ka kujtuar edhe një herë protestën që do të mbahet më datë 16 maj në orën...

Lexo më shumë

Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…

Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…
14 Maj, 2025

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin masiv, i cili ndodhi pranë “Pallatir me Shigjeta” mbrëmjen e djeshme, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com