Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka patur një konspiracion në heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima?

2016/06/19 at 4:28 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Të fshihesh pas Sali Berishës…

Nga Artur Zheji


Shpërthimi i Koço Kokëdhimës, kundër tezave për Reformën në Drejtësi, të mikut të tij dhe kryeministrit Rama, ka ndoshta një prapaskenë gati konspirative, që nuk thuhet ende në publik.

Burime të 360grade.al, kanë mundur të mësojnë se ka ndodhur diçka e paqartë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i hoqi mandatin e deputetit, njerit prej themeluesve të asaj ngrehine pushteti që është sot Edi Rama.

Në influencimet e qarta që duket se janë bërë në vendimarrjen dhe interpretimin e konfliktit të interesit, të bizneseve të Kokëdhimës nga njera anë dhe mandatit të tij si deputet, nga ana tjetër, duket se ka patur gisht edhe kupola drejtuese e PS.

Si edhe u rregjistrua asokohe, pak javë më parë, askush nuk e ngriti zërin për këtë vendim që morri Gjykata Kushtetuese, e cila i dha një goditje ballore Koço Kokëdhimës dhe krenarisë së tij politike. Kokëdhima ka qenë dhe është një nga personazhet më të sulmuara personalisht nga Sali Berisha, sipër dhe poshtë brezit. Mirëpo përvec gëzimit të Opozitës, askush nuk shprehu ndonjë hidhërim apo irritim të dukshëm nga ana e Kupolës së PS. Duke i dhënë Kokëdhimës një goditje të dytë. Kësaj rradhe mbas shpine.

Edi Rama dhe Saimir Tahiri, u vërsulën me një egërsi dhe pasion të parrëfyer kundër Gjykatës së Apelit, që shkarkoi kryepolicin Haki Cako, për Krimin Shtetëror të përgjimeve të paligjshme. Sepse shqepja e fillit të këtij skandali, mund ta conte shumë larg Cështjen, nga Ministri e deri te zyra Kryeministrore.

Mirëpo mbas shkarkimit dhe deponimeve të para të kryepolicit të sinqertë, për përdorimin e pajisjes së përgjimit, plasi një luftë e vërtetë verbale me terma uluritës dhe shumë pështyme, kundër Gjykatës dhe kundër Sistemit të drejtësisë Shqiptare, që Reforma do fshinte nga faqja e dheut.

Gazetarë të Porositur fotografuan shtëpinë e gjykatësit Aliaj. BIRN publikoi për “rastësi” investigimin mbi pasurinë e gjykatësve. Mediat e shumëfishuan jehonën. Në 48 orë, makineria e qeverisë dhe e shtetit, u vu në një punë rrënqethëse.

Kryeministri ishte kërcënues dhe e quajti gjygjtarin në fjalë vrasës me pagesë dhe Gjykatën pjellë të Kënetës që duhet shkatrruar nga themeli.  Dhe përmes kërcënimit dhe vringëllimës së Vetingut, që është e drejta për të seleksionuar tërë gjykatësit dhe prokurorët e Shqipërisë, në kuadrin e Reformës në Drejtësi, Kryeministri arriti të nënshtrojë Gjykatën e Apelit, e cila, në Shkallën e Dytë, rrëzoi edhe Prokurorinë e Përgjithshme, edhe Shkallën e Parë të së njejtës Gjykatë.

Duke kthyer në detyrë, përmes buzëqeshjes së pushtetit fitimtar, Kryepolicin e sinqertë Haki Çako. Mirëpo asgjë e tillë, e ngjashme sadopak, nuk ndodhi kur u shkarkua deputeti Koço Kokëdhima, në mënyrë gati arrogante dhe sfiduese politikisht nga Gjykata Kushtetuese.

Në atë rast, kryeministri as nuk foli dhe as nuk përmëndi ndonjë term që lidhej me “Kënetën e sistemit të Drejtësisë së kalbur shqiptare”, duke e lënë të vetëm dhe të tradhëtuar, Mikun e tij të Madh dhe mbështetësin e tij të kahershëm Koco Kokëdhima. Pra gjykuar nga qëndrimet publike të Kryeministrit, Gjykata Kushtetuese, kishte vendosur drejtësisht, duke ndëshkuar Koco Kokëhimën dhe në këtë kontekst, kjo gjykataë nuk ishte “pjesë e kënetës së kalbur” të Drejtësisë së Kalbur Shqiptare.

Madje ka edhe më shumë se kaq. Përflitet se, përvec gëzimit të madh që shfaqi dukshëm një pjesë e Kupolës së PS, nga goditja që morri Koco Kokëdhima, persona të caktuar të kësaj Kupole, kanë dhënë një “ndihmë” të rëndësishme, që Gjykata Kushtetuese, të mos merakosej nga konseguencat politike të një “Vendimi” të tillë.

Koço Kokëdhima mund të akuzohet për gjithshkshka, por jo për mungesë inteligjence dhe burrërie. Madje inteligjencën e ka me të tepërt dhe e ka vënë shumë shpesh, apo pothuajse gjithmonë,  në funksion të sukseseve të Edi Ramës, që me sa duket mendon se sot, është shumë i fuqishëm dhe mund të bëjë fare mirë edhe pa Koco Kokëdhimën.

I prekur me sa duket, nga kjo peshore e dyfishtë  e qëndrimeve politike, të kryeministrit, ndaj  Sistemit të Drejtësisë Shqiptare, ndryshe në rastin e heqjes së mandatiti të deputetit nga njera anë dhe ndryshe, në rastin e shkarkimit të kryepolicit Çako, nga ana tjetër, Kokëdhima ka reaguar. Publikisht!

Qëndrimi i tij për domosdoshmërinë e konsensualitetit të Reformës në Drejtësi, nuk duhet lexuar si një hakmarrje, por si një mësim që ai ka nxjerrë në këto pak javë, se cfarë nënkupton kryeministri shqiptar, miku i tij, me Reformën në Drejtësi.

Përtej fjalëve të bukura për një drejtësi të Drejtë, Kokëdhima me sa duket kuptoi në lëkurën e vet, se kjo “Reformë e ashtuquajtur”, është në të vërtetë dëshira e krisur e kryeministrit, për të patur një Pistoletë të Drejtësisë së manipuluar.

Që ta mbajë në kokën e kundërshtarëve të vet politik, por pse jo, edhe ndaj miqve apo mbështëtsve të tij, me më shumë personalitet se sa duhet, simbas pikëpamjes së tij kryeministrore./360grade.al



Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
Krimineli i tmerrshëm shndërrohet në besimtar mysliman

Krimineli i tmerrshëm shndërrohet në besimtar mysliman

Foto/ Vendi ku të jetosh me të vdekurin është traditë

Foto/ Vendi ku të jetosh me të vdekurin është traditë

E Pabesueshme! Mijëra shqiptar do të jenë sonte në stadium

E Pabesueshme! Mijëra shqiptar do të jenë sonte në stadium

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com