Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka ndërhyrë Erdogan për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë? Flet Rama

2023/08/27 at 1:20 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A ka ndërhyrë Erdogan për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë? Flet Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës me “Kathemirinin”, është pyetur nëse presidenti i Turqisë Erdogan ka ndërhyrë në marrëveshjen për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Rama tha se këto janë teori konspirative dhe se presidenti turk asnjëherë nuk ka kërkuar diçka, madje sipas Ramës nuk ka pyetur për këtë çështje.

Pjesë nga intervista

Gazetari: Ka zëra dyshues. I dini ata zëra dyshues që thonë se Edi Rama preferon miqësinë strategjike të Presidentit Erdogan dhe Presidenti Erdogan nuk dëshiron një marrëveshje midis Greqisë dhe Shqipërisë, sepse një marrëveshje e tillë mund të përdoret si model për një marrëveshje të ardhshme në Egje midis Greqisë dhe Turqisë. Është kjo një tjetër histori konspirative?

KRYEMINISTRI EDI RAMA:  Kjo është një goxha teori konspirative. E para, sepse kur unë e kundërshtova marrëveshjen në gjykatë, nuk e kisha takuar kurrë Presidentin Erdogan dhe nuk kisha asnjë lidhje me askënd në Turqi, se ishim në opozitë. E dyta, po, kemi një marrëveshje partneriteti strategjik me Presidentin Erdogan, por nuk mendoj që duhet të zgjedhim mes Presidentit Erdogan apo Qirjakos Mitsotakis, midis Greqisë dhe Turqisë. Ne i duam të dyja.  Fakti që ju nuk e keni shumë qejf njëri-tjetrin nuk duhet të përbëjë problem për ne që t’ju pëlqejmë të dyve, mendoj. Presidenti Erdogan kurrë, asnjëherë – po jua them këtë dhe është fjala ime kundër teorive konspirative – nuk më ka kërkuar, madje as më ka pyetur, çfarë po ndodh me këtë. Kurrë! Asnjëherë! Ai nuk ka nevojë për Shqipërinë për të bërë betejat e tij. Duke qenë se po flasim për Presidentin Erdogan, po jua them, ndjesia ime është që Presidenti Erdogan nuk është anti-grek. Presidenti Erdogan është ai, që ju e dini shumë mirë besoj, pati kurajën kur ende nuk ishte ky që është sot, por ishte vetëm kryeministër, të hidhte në tryezë një marrëveshje për Qipron, ju kujtohet, që ishte diçka mjaft e rrezikshme për karrierën e tij në Ankara dhe e bëri. Asokohe ai u – nuk do të përdor atë fjalën e forte, por diçka e ngjashme, ju mund të gjeni në greqisht një fjalë më të butë –nga Bashkimi Europian! Pastaj gjatë krizës së rëndë që kaloi Greqia, nuk e pashë të shfrytëzonte rastin që ta rëndonte ca më shumë, sepse, po të donte të shkatërronte Greqinë apo nëse ai ka ndërmend të shkatërrojë Greqinë, do ta kishte përdorur atë moment për ta bërë (krizën) më të dhimbshme, duke përdorur refugjatët e me radhë. Nuk e bëri. Vërtet, nuk e kam parë kurrë tek ai një njeri që ushqen ndjenja të këqija ndaj Greqisë dhe popullit grek. Natyrisht, ai ka mendimin e tij lidhur me situatën mes jush, me çështjen e detit, po nuk i hyj kësaj, se nuk më takon mua, por, mesa di, pala turke ka kohë që kërkon të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare, kështu? Kjo është pra! Ne jemi të kënaqur që pala greke pranoi që të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare me ne dhe shpresoj të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare edhe me Turqinë dhe çështja të zgjidhet nga një palë e tretë, me të cilën të dyja palët bien dakord. Në të kundërt, do të vazhdojmë të jemi tradhtarë mes tradhtarësh të tradhtarëve, e kjo nuk është një ide e mirë.

Ju sugjerojmë

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

23 Qershor, 2025 11:06 pm
“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
-U tha në Opinion

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

23 Qershor, 2025 10:46 pm
Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
-U tha në Opinion

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

23 Qershor, 2025 10:35 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

23 Qershor, 2025 10:30 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
Kronikë

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

23 Qershor, 2025 8:54 pm
Para
1000 efektivë për 3 ditë kontrolle nëpër male, asgjësohen 3543 bimë kanabis

1000 efektivë për 3 ditë kontrolle nëpër male, asgjësohen 3543 bimë kanabis

Emri/I dënuar me 25 vjet burg për vrasje të dyfishtë, ekstradohet nga Britania 52-vjeçari

Emri/I dënuar me 25 vjet burg për vrasje të dyfishtë, ekstradohet nga Britania 52-vjeçari

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale, arrestohet 42-vjeçari

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale, arrestohet 42-vjeçari

TE FUNDIT

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
23 Qershor, 2025

Teksa përplasjet mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së sa vijnë e bëhen më të ashpra, një pyetje që qarkulloi në studion...

Lexo më shumë

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
23 Qershor, 2025

Tensionet në Lindjen e Mesme duket se janë në kulmin e tyre, ndërsa rajoni po përfshihet nga një valë e...

Lexo më shumë

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
23 Qershor, 2025

E gjithë bota po mban frymën dhe i ka sytë nga konflikti i ashpër i ditëve të fundit mes Iranit-Izraelit-SHBA-së....

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
23 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve.  Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com