Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka marrë fund gazetaria?

2016/02/26 at 8:30 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A ka marrë fund gazetaria?

Nga Marwan Bishara


Analist politik në Al Jazeera

Gjatë këtyre kohëve të vështira, të pasigurta dhe konfuze, unë gjej shpëtim në zgjuarsinë e Marilyn Monroe. “Çdo gjë ndodh për një arsye… dhe ndonjëherë gjërt e mira bihen veç e veç, kështu që më mirë që gjërat të bihen sëbashku”.

E përqafoj plotësisht konstatimin e Monroe rreth ndryshimit. Por ndonjëherë gjërat e mira bihen më veç, ndërsa të këqijat bihen bashkë. Duke sjellë këtë nëpër mendje, po mendoja se çfarë do të ndodhë teksa teknologjia transformon pejsazhin mediatik, duke pasuruar modelet e vjetra të lajmeve dhe strukturat e vjetëruara.

A do të bihen gazetarët dhe mediat e reja bashkë apo të ndarë?

Kohët ngacmuese

Gjatë muajit të fundit, unë fola me qindra e mijëra njerëz rreth botës me ndihmën e menaxherëve të dy komuniteteve të mëdha si Facebook dhe Smartphone. Të marrësh pyetje dhe komente nga çdo cep i botës dhe të përfshihesh në një bashkëbisedim global rreth çështjeve komplekse mbi axhendat ndërkombëtare është realisht një privilegj. Fakti qe biseda globale, të pakufizuara, të paedituara dhe të improvizuara mund të zhvillohen në çdo kohë dhe ngado, është dëshmues i potencialit të palimituar të internetit.

Teknologjia dhe revolucionet dixhitale kanë lejuar më shumë zëra që të dëgjohen dhe më shumë imazhe të shfaqen përtej vëndeve nga ku kanë dalë. Kështu njerëzve dhe përdoruesve u kanë dhënë më shumë zgjedhje për perspektiva të reja. Mediat e reja kanë nxitur mobilizimin social dhe politik si kurrë më parë. Ato kanë lejuar gjithashtu gazetarët që të aksesojnë më thjeshtë dhe shpejtë në lajme, falë komunikimit të shpejtë dhe arkivimit më të mirë.

Nga periskopi i Twitterit deri te kanali i Youtube dhe jeta virtual e Facebook, grumbullimi, konsumimi dhe analizimi i informacionit po ndryshojnë kaq shpejt, sa do të ishte e nxituar po të përpiqeshim të përcaktonim efektet e tyre afatgjata. Dikush mund të diskutojë se revolucioni online ka lejuar një dialog më të shëndetshëm global dhe një liri më të madhe të shprehjes.

Centrali Dixhital

Sikurse Revolucioni Industrial, revolucioni dixhital bëri të njëjtën gjë me modelet dhe strukturat tradicionale, por gjithashtu çoi drejt rritjes së entiteteve të reja dhe të fuqishme. Personat me burime kanë influencë shumë më të madhe cilësore dhe sasiore në rrjetin online, se sa kanë në jetën e tyre reale.

Konglomeratet e reja dixhitale janë në një nivel që s’e kemi parë kurrë më parë. Ato po i lënë gjurmët e tyre në të gjitha drejtimet dhe proceset, duke ripërkufizuar natyrën e kulturës, komunikimit, medias dhe gazetarisë. Platformat online gjenerojnë përmbajtje, akses kontrolli dhe përpiqen të monopolizojnë marketingun dhe reklamat. Konglomeratet dixhitale përfitojnë më shumë nga “gazetaria qytetare”, pra individë jo profesionistë që raportojnë, të cilët prodhojnë përmbajtje të lirë dhe gjenerojnë trafik më shumë se sa gazetarët profesionistë.

Është një sfidë e madhe për çdo organizatë meditike që të arrijë te konsumtorët pa kaluar përmes këtyre konglomeratëve.

Mediat online drejtojnë, agregojnë, dhe sigurisht që zbavisin. Ato përcaktojnë pse ne e dimë atë që dijmë dhe si e komunikojmë. Mediat online dinë më shumë për ne se sa qeveritë. Influenca e tyra mbi produktin, kultivimin dhe shpërndarjen e kulturës, informacionin dhe lajmin është e jashtëzakonshme dhe rritet vetëm me një klik.

Atë që interneti e fsheh, po internet e nxjerr Në botën dixhitale me monopolet mega të fuqishme, një gazetar është është një lojtar shumë i vogël në një sepektakël vigan.

Teksa organizatat e lajmeve janë detyruar për të prerë buxhetet dhe reduktuar stafet, ato mbështeten te më pak gazetarë, kryesisht freelancer (gazetarë të pavarur).

Gazetarëve u duhet që në të njejtën kohë të shkruajnë, fotografojnë, editojnë dhe redaktojnë publikimet e tyre. A do t’i mbijetojnë gazetarët xhunglës dixhitale? Apo ata do të adaptojnë dhe rikonceptojnë misionin e tyre në një botë të mbushur me shumë mundësi?

Për median dhe gazetarinë, në të ashtquajturat “ditët e vjetra dhe të mira”, ndarja e punëve midis redaktorëve dhe publikuesve ishte e qartë me dy prioritete të ndryshme nga njëra tjetra: e mira publike dhe përfitimet.

Me ndërhyrjen e shkencës dhe teknologjisë, madje edhe të qeverisë dhe biznesit, njëra është e destinuar të dështojë, pra bjerë, pa ekzistencën e tjetrës në një shoqëri moderne.

Dhe në ndonjë përpjekje të njërës për të kontrolluar tjetrën, duke zëvendësuar kështu interesin e së mirës publike, rezultati ka qënë katastrofik.

Marrë nga Al Jazeera

Përktheu: Alteo Hysi



Ju sugjerojmë

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!
Aktualitet

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!

16 Qershor, 2025 6:55 pm
Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
Bota

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

16 Qershor, 2025 6:40 pm
Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

16 Qershor, 2025 6:28 pm
Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
Bota

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

16 Qershor, 2025 6:22 pm
Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
Aktualitet

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

16 Qershor, 2025 6:16 pm
Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës
Bota

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

16 Qershor, 2025 6:02 pm
“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite
Bota

“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite

16 Qershor, 2025 5:52 pm
Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion
Bota

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion

16 Qershor, 2025 5:47 pm
Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%
Aktualitet

Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%

16 Qershor, 2025 5:30 pm
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
Rajoni

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

16 Qershor, 2025 5:18 pm
Para
Gjermani: Sherr me thika mes azilkërkueseve shqiptar

Gjermani: Sherr me thika mes azilkërkueseve shqiptar

Sot votimi i Thaçit, por serbët kanë pesë kërkesa

Sot votimi i Thaçit, por serbët kanë pesë kërkesa

Fotolajm/ Gallatë në futbollin shqiptar. E peshkojnë me rrjetë, Topi bie në lumë gjatë ndeshjes…

Fotolajm/ Gallatë në futbollin shqiptar. E peshkojnë me rrjetë, Topi bie në lumë gjatë ndeshjes...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!
16 Qershor, 2025

Instituti i Statistikave ka publikuar një raport lidhur me prodhuesit e të mirave, për tremujorin e parë të vitit 2025....

Lexo më shumë

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
16 Qershor, 2025

“Ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë. Unë kisha 60 ditë, dhe ata...

Lexo më shumë

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
16 Qershor, 2025

Ndryshe nga vitet e mëparshme, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka rritur ndjeshëm numrin e aktakuzave gjatë vitit 2024....

Lexo më shumë

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
16 Qershor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë të ruajë uraniumin e pasuruar të Iranit në territorin rus, si një përpjekje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com