Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka hequr dorë Trump nga shkatërrimi i programit bërthamor të Iranit?

2025/04/25 at 8:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A ka hequr dorë Trump nga shkatërrimi i programit bërthamor të Iranit?

Bisedimet e rëndësisë së lartë për çështjen bërthamore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë kaluar tashmë në fazë teknike, pas vetëm dy raundeve të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Omani.


Rundi i tretë i bisedimeve, së bashku me bisedime të ndara teknike, është caktuar për 26 prill në Muskat.

Përparimi në bisedime ka nxitur thashetheme, veçanërisht në Iran, se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga kërkesa për shkatërrimin e programit bërthamor të Teheranit, dhe tani synon kufizimin e tij. Por, analistët paralajmërojnë se është shumë herët për të nxjerrë përfundime të tilla.

Derisa kalimi në bisedime teknike mund të nënkuptojë se ka zbutje të kërkesave amerikane, analistët thonë se shkatërrimi i programit bërthamor mund të mbetet ende synimi përfundimtar – ose të paktën mjet trysnie.

”Nuk kam menduar kurrë se shkatërrimi ishte synim i besueshëm”, tha Richard Nephew, i cili ka shërbyer si ekspert për sanksionet në ekipin amerikan që arriti marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

“Por, nëse kjo është ende në mendjen e administratës Trump, atëherë e ardhmja afatgjatë mbetet e zymtë”, shtoi ai.

Ai theksoi se edhe gjatë negociatave që çuan në Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët (JCPOA), pati bisedime teknike, edhe kur kërkesat amerikane mbeteshin maksimale. Jason Brodsky, drejtor i politikave në organizatën Të Bashkuar Kundër Iranit Bërthamor (UANI), nuk e sheh trajektoren e tanishme si lëshim, por si trysni strategjike.

“Një doktrinë e Trumpit për Iranin po merr formë, ku Iranit i jepet një zgjedhje: Ose e shkatërroni vetë programin tuaj bërthamor, ose SHBA-ja dhe/ose Izraeli do ta bëjnë këtë për ju”,tha ai.

A po përpiqet Irani të humbë kohë?

Disa, veçanërisht përkrahësit e shkatërrimit të programit bërthamor, argumentojnë se republika islamike po zvarrit negociatat derisa të skadojnë sanksionet e OKB-së. Britania, Franca dhe Gjermania kanë kërcënuar se do ta aktivizojnë mekanizmin e “rikthimit automatik” të JCPOA-së [Planit Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët] – që do të rikthente sanksionet e OKB-së ndaj Teheranit – nëse nuk arrihet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara deri në fund të qershorit.

Megjithatë, ky mekanizëm skadon në tetor. Të dy analistët pajtohen se Irani e sheh si të vlefshme zvarritjen e procesit për ta shmangur trysninë, për ta shmangur rikthimin e sanksioneve ose thjesht për të humbur kohë.

”Ka vetëm një sasi të caktuar trysnie për ta kaluar kohën, sepse edhe pas skadimit të mekanizmit të rikthimit, SHBA-ja mbetet kundërshtar i fortë me fushatën e saj të sanksioneve kombëtare”, tha Nephew.

“Irani do të donte ta arrinte një marrëveshje të mirë, por nëse jo, do të pranojë edhe kohë të humbur – dhe shtyrje të mundshme të ndonjë veprimi ushtarak – si shpërblim ngushëllues“, shtoi ai.

Brodsky ofroi një qëndrim më të ashpër, duke i quajtur negociatat “mburojë” që Teherani e përdor për ta mbrojtur punën e tij bërthamore nga kontrollet ose veprimet e mëtejshme.

“Irani është i vetmi që humb nëse dështojnë negociatat“, tha ai. “Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, nuk kanë nevojë për këto bisedime aq shumë sa Irani”.

Si do të dukej një marrëveshje e mirë me Iranin?

Pavarësisht skepticizmit nëse shkatërrimi i programit bërthamor është ende kërkesë e arritshme, analistët pajtohen se një marrëveshje që kufizon aktivitetet bërthamore të Iranit mund të jetë e vlefshme, nëse përfshin garanci kyçe. “JCPOA [Plani Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët ] na jep shumë udhëzime këtu”, tha Nephew.

”Duhet t’i ketë 3 gjëra: verifikim të kufirit, kufizime fizike që të mos mund të tejkalohet shpejt, dhe mundësi për pasoja nëse ata mashtrojnë.”

Ai theksoi se, ndonëse është e pamundur që Irani të heqë sërish dorë nga centrifugat e avancuara, siç bëri në vitin 2015, “ende ka hapësirë për të gjetur një marrëveshje”.

Megjithatë, Brodsky është skeptik se çfarëdo marrëveshje pos shkatërrimit të plotë mund ta ndalë vërtet Iranin nga përdorimi i programit bërthamor si përparësi. Ai e konsideron kërcënim edhe pasurimin në nivele të ulëta – siç është kufiri prej 3.67 për qind i JCPOA-së.

“E drejta e tij për të pasuruar uranium në 3.67 për qind në kuadër të JCPOA-së ishte pjesë e një shantazhi”, tha ai, duke iu referuar përpjekjeve të Iranit për të kërcënuar me zhvillimin e armëve bërthamore.

“Vazhdimi i këtij procesi negociatash bën që disa vëzhgues të besojnë se SHBA- ja ka pranuar të drejtën e Iranit për pasurimin e uraniumit”, tha Brodsky. “Unë besoj se administrata Trump është ende duke përcaktuar format se si do të dukej një marrëveshje e pranueshme”, përfundoi ai./REL



Ju sugjerojmë

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
Bota

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

30 Janar, 2026 10:24 pm
Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Bota

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

30 Janar, 2026 9:19 pm
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
Bota

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

30 Janar, 2026 7:08 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

30 Janar, 2026 7:02 pm
SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
Aktualitet

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

30 Janar, 2026 6:26 pm
Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Bota

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

30 Janar, 2026 6:08 pm
Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Para
India dhe Pakistani në kurs konfrontimi

India dhe Pakistani në kurs konfrontimi

Parandalohet krimi në Kamëz, burri kërcënon gruan me armë zjarri

Parandalohet krimi në Kamëz, burri kërcënon gruan me armë zjarri

Peter Magyar: Përse është kaq i suksesshëm rivali i Orbanit?

Peter Magyar: Përse është kaq i suksesshëm rivali i Orbanit?
















TE FUNDIT

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
30 Janar, 2026

Sipas dosjeve të reja që u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Jeffrey Epstein ka dërguar transferime bankare që...

Lexo më shumë

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
30 Janar, 2026

Qeveria spanjolle ka hedhur një hap të rrallë me nisjen e një procedurë të jashtëzakonshme që u mundëson shumë emigrantëve,...

Lexo më shumë

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
30 Janar, 2026

“Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
30 Janar, 2026

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar publikimin e dosjeve të reja mbi Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com