Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur ditën e sotme nëse ka patur komunikim me Lulzim Bashën pas takimit që ky i fundit ka bërë me ambasadoren Yuri Kim në selinë blu.
Në fjalën e tij Berisha i është përgjigjur pozitivisht kësaj pyetje, teksa ka treguar se Basha vazhdimisht i kas kërkuar ambasadores Kim prova dhe fakte për shpalljen non-grata Berishës nga ana e SHBA.
“Padiskutim! Kam biseduar dhe ai sigurisht që më ka njoftuar sepse biseda bëhej për Sali Berishën dhe unë jam pjesë e PD-së. Basha më ka njoftuar se në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar ambasadores një fakt, provë dokument, publikisht ose privatisht si të dojë ajo. Zonja është përgjigjur se ‘i kemi por s’mund ti publikojmë’. –tha Berisha./Opinion.al