Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A jeton dikush tjetër brenda jush?

2016/03/20 at 2:43 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
A jeton dikush tjetër brenda jush?

Nga David Robson, “BBC”


Njëherë e një kohë, origjina juaj ishte e lehtë për t’u kuptuar. Babai u takua me nënën tuaj, ata bënë pak qejf me njëri­tjetrin, dhe nga një vezë të vogël e fekonduar u shfaqët ju në këtë botë duke shkelmuar dhe ulëritur. Ju jeni gjysmë mamaja dhe gjysmë babai juaj – dhe 100 përqind vetvetja. Megjithatë kjo përrallë e thjeshtë, është bërë tashmë shumë më e komplikuar.

Përveç gjeneve tuaja nga prindërit, ju jeni edhe një mozaik virusesh, bakteresh – dhe potencialisht edhe njerëzish të tjerë. Në fakt, nëse jeni një binjak, ka veçanërisht të ngjarë të keni pjesë të vëllait në trupin dhe trurin tuaj. Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, ato mund të ndikojnë tek mënyra se si ju veproni. “Njerëzit nuk janë individë unitarë por superorganizma”­ thotë Peter Kramer nga Universiteti i Padovës në Itali. “Një numër shumë i madh individësh të ndryshëm njerëzorë dhe jo njerëzore, janë duke luftuar vazhdimisht brenda nesh për kontroll­ theksoi ai. Së bashku me Paola Bresan, Kramer ka shkruar kohët e fundit një artikull në gazetën “Perspektivat në Shkencën Psikologjike”, duke i bërë thirrje psikologëve dhe psikiatërve të vlerësojnë mënyrat se si kjo mund të ndikojë në sjelljen tonë.

E gjitha kjo mund të tingëllojë alarmante, por ka shumë kohë që dihet se trupat tanë janë në fakt një çorbë e vërtetë organizmash të ndryshme. Mikrobet në zorrë, mund të prodhojnë neurotransmetues, të cilët mund ndryshojnë sjelljen tuaj; disa shkencëtarë kanë propozuar edhe se mikrobet mund të ndikojnë tek oreksi tuaj, dhe kjo është arsyeja pse ju vdisni të hani ushqimin e tyre të preferuar.

Ndërkohë, një infeksion i një paraziti të quajtur ‘toksoplazma gondi’, mund t’iu çojë drejt vdekjes. Në natyrë, mikrobi manipulon trurin e minjve në mënyrë të tërhiqen nga macet, të cilat pastaj do t’iu ofrojnë një shtëpi komode për t’u riprodhuar.

Por edhe njerëzit mund të infektohen dhe t’i nënshtrohen të njëjtit lloj kontrolli mendor:mikrobi duket se e bën dikë të rrezikshëm, dhe rrit mundësinë që ata të vuajnë nga skizofrenia apo depresioni që çon drejt vetëvrasjes. Për shembull, rreth një e treta e mishit që konsumohet aktualisht në Britaninë e Madhe e mbart këtë parazit – përkundër faktit se një infeksion mund të kontribuojë në këto sëmundje mendore. “Ne duhet ta ndalim këtë“­ thotë Kramer.

Ndërfutja e vëllezërve dhe motrave

Në këtë kuadër, bëhet e qartë se veprimet tona nuk janë plotësisht të tonat. Është e mjaftueshme të vini në dyshim ndjenjën tuaj të identitetit, por ideja e ndërfutjes bëhet edhe më e frikshme kur ju e kuptoni se truri nuk është pushtuar vetëm nga mikrobet e vogla – por edhe nga qeniet e tjera njerëzore. Shembulli më i dukshëm mund të jetë një rast i binjakëve të bashkuar që ndanin të njëjtin tru, thotë Kramer, por edhe binjakët e rregullt që mund të kenë ndarë organet pa e kuptuar këtë.

Gjatë zhvillimit të hershëm, qelizat mund të shkëmbehen mes binjakëve apo trinjakëve. Ndërsa kjo dikur cilësohej si një ngjarje e rrallë, ne tashmë e dimë se është çuditërisht e zakonshme. Për shembull, rreth 8 përqind e binjakëve jo identikë dhe 21 përqind e trinjakëve, kanë jo një, por dy grupe gjaku:një të prodhuar nga qelizat e tyre, dhe një tjetër nga qelizat e “huaja” të absorbuara nga binjaku i tyre.

Me fjalë të tjera ata janë një kimerë­ një bashkim i dy trupave – dhe kjo mund të ndodhë në shumë organe, përfshirë edhe trurin. Gra që aksidentalisht mbajnë një fëmijë “binjak”Testi i atësisë së Lidia Feirçajld ishte menduar të qe i hapur, duke dëshmuar në gjykatë se babai i dy djemve të saj ishte personi që ajo pretendonte. Por, kur testi u krye, vetë Feirçajd doli huq:nuk kishte asnjë gjurmë të ADN­së së saj tek fëmijët.

Gjykata e kërcënoi se do ta dënonte për zëvendësimin e paligjshëm të fëmijëve – duke supozuar se ky qe një truk për të fituar para. Fatmirësisht, në të njëjtën kohë, një dokument shkencor raportoi një rast të ngjashëm, në të cilën një grua me sa duket nuk ishte nëna biologjike e dy nga tre fëmijët e saj.

Arsyeja ishte se ajo ishte një kimera:një rast në të cilin dy binjakë ishin shkrirë në një trup të vetëm gjatë zhvillimit të hershëm. Duke qenë produkt i dy linjave të ndryshme, pak nga vezët e saj bartnin një gjenomë që ishte i ndryshme nga pjesa tjetër e trupit. Eshtë e panevojshme të thuhet, se zbulimi bëri që Feirçajld të vërë në pikëpyetje identitetin e vet.

“Shpjegimi ndaj fëmijëve qe pjesa më e vështirë, pasi e ndjeja se një pjesë e imja nuk u ishte dhënë atyre”­u shpreh ajo në faqen e internetit ‘Jezebel’. “Mendova:Oh, pyes veten në qoftë se ata do të mendojnë se unë nuk jam tamam nëna e tyre e vërtetë, për shkak se gjenet që duhet t’ua jepja atyre nuk ua kam dhënë”.

Një tru kimerë mund të ketë pasoja serioze. Për shembull, ne e dimë se mënyra vendosjes së rajoneve të ndryshme të trurit, mund të jetë vendimtare për funksionimin e tij – por prania e indit të huaj, që drejtohet nga gjene të ndryshme të cilët kanë një plan të ndryshëm, mund të shkaktojnë kaos mbi atë dizajn të ndërlikuar. Kjo mund të shpjegojë, për shembull, se pse binjakët ka më pak të ngjarë djathtashë – një tipar i thjeshtë që zakonisht mbështetet tek organizimi relativ i hemisferës së majtë dhe asaj të djathtë. Ndoshta kimerizmi ka prishur balancën.Edhe nëse ju nuk mendoni se keni patur ndonjëherë një binjak, ka shumë mënyra përmes të cilave mund të pushtoheni nga qelizat e tjera njerëzore.

Për shembull, është e mundur që ju të keni filluar ekzistencën si dy fetuse në barkun e nënës, por binjakët janë shkrirë gjatë zhvillimit të hershëm. Përderisa kjo ndodh në një moshë të tillë të hershme të zhvillimit, qelizat mund të përfshihen tek indet dhe duket se zhvillohen normalisht, duke bartur ende skemën gjenetike të një personi tjetër. “Ju dukeni si një person, por keni qelizat e një personi tjetër brenda trupit – efektivish, ju keni qenë gjithmonë dy njerëz”­ thotë Kramer. Në një rast ekstrem, një grua u befasua kur mori vesh se nuk ishte nëna biologjike e dy fëmijëve të saj. Nga ana tjetër, qelizat nga një vëlla më i vjetër mund të qëndrojnë rreth e rrotull trupit të nënës, vetëm për të gjetur rrugën e tyre drejt trupit tuaj, pasi të jeni ngjizur.

Sido që ndodh, është krejtësisht e mundur që indet nga një njeri tjetër mund të bëjnë që truri të zhvillohet në mënyra të papritura, thotë Li Nelson nga Universiteti i Uashingtonit. Ajo është duke shqyrtuar nëse qelizat nga vetë nëna mund të ndërfuten në trurin e fëmijës.

“Një ndryshim në sasinë, llojin e qelizave, ose kohën gjatë zhvillimit në të cilën shfaqen qelizat, mund të rezultojë në disa anomali”­ thotë ajo.Nelson zbuloi se edhe si një i rritur, ju nuk jeni të imunizuar nga pushtuesit njerëzo. Disa vite më parë, Nelson dhe Uilliam Çan në Universitetin e Albertës në Edmonton të Kanadasë shqyrtuan pjesë të indeve të trurit të grave për të kontrolluar gjenomin e tyre për shenjat e kromozomit Y. Rreth 63 përqind bartnin qeliza mashkullore.

“Jo vetëm që gjetën ADN mashkullore në trurin e femrave, por ai qe i pranishëm në rajone rajone të shumta të trurit”­ thotë Çan. Me fjalë të tjera, truri i tyre ishte ‘spërkatur’ me qelizat nga trupit të një mashkulli. Një konkluzion logjik, është se kjo vinte nga një fëmijë:në një farë mënyre, qelizat burimore të djemve të këtyre grave kishin depërtuar nëpërmjet placentës deri në trurin e tyre. Çuditërisht, kjo duket se ul shanset që nëna më pas të vuajë nga sëmundja e Alzaimerit – edhe pse saktësisht kjo mbetet një mister.

Disa studiues, janë duke filluar të pyesin veten nëse këto qeliza mund të ndikojnë në të menduarit e një nëne gjatë shtatzënisë. Njohuritë tona mbi “superorganizmin” njerëzor janë ende në fillimet e tyre, kështu që për momentin shumë nga pasojat janë ende në nivelin teorik. Pretendimi i Kramer dhe Bresan në këtë artikull, nuk ishte dhënia e një 0/2016 përgjigje përfundimtare, por ndriçimi i psikologëve dhe psikiatërve të tjera për subjektet e shumta që formësojnë sot identitetit tonë.

“Ne s’mund të kuptojmë sjelljen e njeriut duke konsideruar vetëm njërin apo tjetrin individ. Në fund të fundit, ne duhet t’i bëjmë të gjithë ata të kuptojnë si sillemi “ne”.Për shembull, shkencëtarët shpesh krahasojnë grupe binjakësh për të kuptuar origjinën e sjelljes, por fakti që edhe binjakët jo identikë mund të shkëmbejnë pjesë të indit të trurit, mund të ketë turbulluar këto rezultate.

Ne duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm kur i përdorim këto studime për të krahasuar kushtet e tilla mendore si skizofrenia, që mund të lindin nga organizime të gabuara të trurit, thonë Bresan dhe Kramer. Megjithatë në përgjithësi, ne s’duhet të ndjehemi armiqësorë ndaj këtyre pushtuesve – në fund të fundit, ata ju bënë ai që ju jeni sot.

“Mendoj se tashmë është e qartë se emigrantët tanë natyrore janë me ne për një periudhë afatgjatë, për mirë apo për keq”­ thotë Nelson. “Dhe unë do të mendoja “për më mirë” peshon më shumë se sa “për më keq”.

Në shqip nga www.bota

 



Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
Kush është sportisti që ka fituar kaq shumë medalje?

Kush është sportisti që ka fituar kaq shumë medalje?

A ka një skemë për të ndalur Messin? Ja receta e Carlo Ancelottit

A ka një skemë për të ndalur Messin? Ja receta e Carlo Ancelottit

Video/ Erion Veliaj del të “shesë fiq”

Video/ Erion Veliaj del të "shesë fiq"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com