Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A jemi të rrezikuar nga terrorizmi?

2016/03/22 at 2:22 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A jemi të rrezikuar nga terrorizmi?

Shënim nga Dritan Laci

Aktet e sotme terroriste që tronditën zemrën e Europës na treguan edhe njëherë se sa e brishtë është siguria publike përballë një armiku i cili ka zgjedhur të luftojë jo në mënyrë frontale, por i kamufluar midis nesh, me rregulla të pabarabarta loje.

Një taktikë e studiuar më së miri për të shpërndarë ankth dhe pasiguri, në një civilizim si ai europian, gjithmonë e më shumë kozmopolitan, ku besimet, rracat, dallimet zakonore, kanë dështuar në atë që duhet të ishte integrimi në familjen e madhe europianë, pararendëse krijimit të të drejtave themelore demokracisë.

Edhe pse Shqipëria, një vend i dominuar, nga popullsi më së shumti myslimane, gjendet e paprekur në sigurinë e saj publike nga aktet terroriste (të paktën në dukje) kjo nuk e bën atë një vend më të sigurtë.

Një vend i cili shpenzon vetëm 1.5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, për mbrojtjen, ku përfshihen vëzhgimi ajror, detar, forcat speciale, shërbimet e inteligjencës etj nuk mund të jetë më i sigurtë se sa një vend si Belgjika që shpenzon trefishin e PPB-së.

Po kështu nuk mund të jetë i sigurtë nëse kthehet në eksportues të radikalëve myslimanë që prekin Xhihadin në tokat e Sirisë dhe Irakut.

Nuk mund të jetë i sigurtë kur në portat e saj jugore një valë e madhe emigrantësh nga Siria dhe Iraku presin kohën e përshtatshme që ta shfrytëzojnë Shqipërinë si një aneks kalimi drejt Evropës, por ku në karvanin e gjatë të emigrantëve udhëtojnë edhe ekstremistë të cilët mund ta shfrytëzojnë vendin tonë si një pikëtakimi me radikalë vendas myslimane.

Ndoshta Shqipëria nuk do preket asnjëherë nga aktet e mirëfillta terroriste si ato të Brukselit sot, por kjo nuk do të thotë që nuk është potencial i mundshëm për të shfrytëzuar pasigurinë e saj të brendshme politike dhe ekonomike; kriminalitetin në rritje, moszbulimin e krimeve të rënda siç janë atentatet me eksploziv etj., për ta kthyer në një laborator të forcave radikale për të ndërtuar skemat e tyre të goditjes së Evropës.

Siç ishte rasti i reportazhit të Rai Uno, ku nga kufiri i Malit të Zi nëpërmjet Liqenit të Shkodrës, kalonin në Shqipëri armë dhe eksplozivë, të cilët më pas përfundonin në Evropë në duart e grupeve kriminale të lidhura me ekstremistët. Ndaj pasiguria e brendshme e Shqipërisë sot është edhe pasiguria e Evropës…

Ju sugjerojmë

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

Përndoqën në rrjetet sociale/ Shpallen në kërkim nga policia dy shtetas

3 Qershor, 2025 12:31 pm
Familjarët e denoncuan të humbur, 20-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Paskuqanit
Te Fundit

U fut në liqen për t’u larë, humb jetën 38-vjeçari në Shkodër

3 Qershor, 2025 12:24 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Prishtinë,pritet të shpallet data/Osmani mbledh partitë politike

3 Qershor, 2025 12:17 pm
Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës
Rajoni

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

3 Qershor, 2025 12:06 pm
Kosovë/ Aksion kundër trafikut të narkotikëve dhe krimeve kibernetike, 10 në pranga
Rajoni

Kosovë/ Aksion kundër trafikut të narkotikëve dhe krimeve kibernetike, 10 në pranga

3 Qershor, 2025 12:00 pm
Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
Bota

Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?

3 Qershor, 2025 11:48 am
Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale
Aktualitet

Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale

3 Qershor, 2025 11:44 am
Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!
Bota

Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!

3 Qershor, 2025 11:31 am
Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit
Bota

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

3 Qershor, 2025 11:30 am
Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
Aktualitet

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore

3 Qershor, 2025 11:16 am
Para
Kostoja njerëzore e fushatës kundër vjedhjes së energjisë

Kostoja njerëzore e fushatës kundër vjedhjes së energjisë

Foto-Video/ Rinas, dhjetëra policë kontrolle për eksploziv

Foto-Video/ Rinas, dhjetëra policë kontrolle për eksploziv

Ja gabimet e meshkujve gjatë seksit

Ja sëmundjet që lufton seksi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Përndoqën në rrjetet sociale/ Shpallen në kërkim nga policia dy shtetas

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
3 Qershor, 2025

Përndoqën në rrjetet sociale dy shtetase, shpallen në kërkim nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim...

Lexo më shumë

U fut në liqen për t’u larë, humb jetën 38-vjeçari në Shkodër

Familjarët e denoncuan të humbur, 20-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Paskuqanit
3 Qershor, 2025

Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi pësoi arrest kardiak ndërkohë që po lahej në liqen. Uniformat blu bëjnë me dije...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Prishtinë,pritet të shpallet data/Osmani mbledh partitë politike

“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
3 Qershor, 2025

Brenda kësaj jave pritet që të shpallet data zyrtare për zgjedhjet lokale në Kosovë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...

Lexo më shumë

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës
3 Qershor, 2025

Ish-ministria e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se  po kandidon për kryetare komune në Kosovë. Përmes një postimi në rrjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com