Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A janë udhëheqëset femra më të suksesshme në menaxhimin e  koronavirusit?

2020/04/25 at 6:45 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A janë udhëheqëset femra më të suksesshme në menaxhimin e  koronavirusit?

Në 1 Prill, Kryeministrja e Sint Maarten iu drejtua 41.500 qytetarëve të kombit të saj. Rastet e koronavirusit po rriteshin dhe Silveria Jacobs e dinte se vendi i vogël ishte në rrezik të madh: kishte vetëm dy shtretër spitalorë.


Jacobs nuk dëshironte të impononte një izolim dhe mbyllje të rreptë, por ajo donte që të mbahej distanca fizike. Kështu ajo u shpreh: ‘Thjesht. Mos. Lëviz. Nëse nuk keni bukën që ju pëlqen në shtëpinë tuaj, hani drithëra, hani tërshërë, hani… sardele’.

 

Kryeministrja 51-vjeçare e Karaibeve mund të mos ketë profilin global të Angela Merkel  por mesazhi i saj i qartë ilustroi komunikimin efektiv – dhe tregoi një tjetër udhëheqëse femër duke bërë më së miri punën e saj.

Ardern, 39 vjeç, kryeministrja e Zelandës së Re ka shpërndarë video-mesazhe miqësorë nga shtëpia e saj, në të cilat deklarohej:  ‘qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë’.

Kryeministrja ka komunikuar çdo ditë me qytetarët e saj përmes konferencave për shtyp ose videove të Facebook Live. Këmbëngulja e saj për të shpëtuar jetë dhe qasja e saj – që ka nxitur Zelandezët të kujdesen për fqinjët e tyre, të kujdesen për të prekurit nga koronavirusi dhe të bëjnë sakrifica për të mirën e të gjithëve- ka fituar fansat e saj të shumtë, ndërsa theksimi i përgjegjësisë së përbashkët, ka bashkuar vendin.                                                                                                                                                                       Jacinda Ardern vendosi një karantinë 14-ditore për këdo që hynte në vend nga 14 marsi dhe zbatoi një izolim të rreptë dy javë më vonë, kur më pak se 150 njerëz ishin infektuar dhe askush nuk kishte vdekur. Zelanda e Re ka regjistruar vetëm 18 vdekje; besimi i qytetarëve në qeverinë e Ardern është më shumë se 80%.

Në Gjermani, Angela Merkel ka realizuar një numër të madh testimesh, që në fillim të shpërthimit të koronavirusit. Merkel ka rikujtuar vazhdimisht të gjithë popullsinë që çështja e covid-19 është serioze, ndaj duhet të merret seriozisht. Gjermania deri tani ka shënuar më pak se 5.000 vdekje, një numër shumë më i ulët se pjesa më e madhe e shteteve europiane. Përkrahja e qytetarëve gjerman për qeverinë Merkel është 70 %.

Në Danimarkë, kryeministrja Mette Frederiksen mbylli kufijtë e vendit skandinav që në 13 Mars, disa ditë më vonë mbylli të gjitha kopshtet, shkollat dhe universitetet dhe duke ndaloi mbledhjet e më shumë se 10 njerëzve. Kjo vendosmëri ndihmoi Danimarkën duke arritur më pak se 8,000 raste të konfirmuara dhe 370 vdekje. Fjalimet e Frederiksen dhe udhëzimet e qarta janë lavdëruar gjerësisht.  Ajo madje arriti të argëtojë qytetarët, duke postuar një video në Facebook teksa lante enët dhe këndonte. Kryeministrja e vendit skandinav, vlerësimet e miratimit të të cilës janë dyfishuar në më shumë se 80%, tani ka filluar të lehtësojë masat.

Jo të gjitha gratë që kanë shkëlqyer në krizën e koronavirusit, janë udhëheqëse kombëtare.

Jeong Eun-kyeong, drejtuesja e qendrës së Koresë së Jugut për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, është bërë një ikonë kombëtare pasi mbikëqyri një strategji ‘testim, gjurmim, ruajtje’, që e ka bërë Korenë e Jugut, vendin model të trajtimit të koronavirusit, me infeksione të përditshme njëshifrore dhe një numër vdekjesh më pak se 250.

Një nga faktorët që ka ndikuar në suksesin e femrave drejtuese  mund të jetë se gratë lidere kanë më shumë gjasa të zgjidhen në ‘një kulturë politike në të cilën, ka një mbështetje dhe besim relativ në qeveri’. Një faktor i tillë nuk thekson dallime midis grave dhe burrave drejtues.

Gerson, profesoreshë sociologjie, në një intervistë për The Hill tha: ‘Burrat mund t’a kenë më të vështirë të shpëtojnë nga ‘mënyra sesi të tjerët presin që ata të sillen’ si udhëheqës. Duke qenë se udhëheqësit shumë të mirë janë të fortë,  vendimtarë dhe të aftë për të shfaqur ndjenjat e tyrë, grate mbase, mund të udhëheqin rrugën për të treguar se këto nuk janë atribute konkurruese, por plotësuese – dhe të domosdoshme për një udhëheqje të mirë. /Opinion.al

Etiketa: gratesukses


Ju sugjerojmë

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
Aktualitet

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

26 Nëntor, 2025 1:03 pm
Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
Aktualitet

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

26 Nëntor, 2025 12:39 pm
Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

26 Nëntor, 2025 11:42 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

26 Nëntor, 2025 10:31 am
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 Nëntor, 2025 10:23 am
Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri
Kronikë

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri

26 Nëntor, 2025 10:14 am
Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28
Bota

Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28

26 Nëntor, 2025 9:55 am
Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi
Kryesore

Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi

26 Nëntor, 2025 9:50 am
Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë

26 Nëntor, 2025 8:34 am
Para
Ministrat britanikë u njoftuan 1 vit më parë për pandeminë

Ministrat britanikë u njoftuan 1 vit më parë për pandeminë

Manastirliu: Sot kemi nisur analizën serologjike, nëse validohet…

OBSH: Asnjë provë që virusi lë imunitet dhe nuk infekton 2 herë

Dyshime për shëndetin e Kim Jong Un, Kina dërgon ekspertë në Kore

Dyshime për shëndetin e Kim Jong Un, Kina dërgon ekspertë në Kore
















TE FUNDIT

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
26 Nëntor, 2025

Spitali i Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen 14 të qytetit...

Lexo më shumë

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
26 Nëntor, 2025

Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit, rezultatet i janë dërguar...

Lexo më shumë

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
26 Nëntor, 2025

Sipas një studimi gjithëpërfshirës të Kembrixhit që hartëzoi lidhjet nervore të 3.802 personave, truri i njeriut kalon përmes pesë “epokave”...

Lexo më shumë

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
26 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme zhvillon sot shqyrtimin paraprak të dosjes ndaj Roven Zekës, ish-shefit të Rrugores Tiranë, të akuzuar për "korrupsion"....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com