Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A janë të gatshme bizneset shqiptare në veri të Kosovës për produkte serbe?

2024/11/10 at 9:37 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
A janë të gatshme bizneset shqiptare në veri të Kosovës për produkte serbe?

Biznesi duhet t’i përshtatet interesit të konsumatorëve, thonë përfaqësues të një kompanie kosovare, e cila, së voni, ka hapur një pikë shitjeje në Leposaviç, komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.


Ata zotohen se në raftet e dyqanit të tyre ushqimor atje do të ketë edhe prodhime me origjinë nga Serbia.

“Ne nuk bëjmë politikë. Kemi ardhur për biznes, t’iu ofrojmë konsumatorëve shërbim të mirë dhe cilësor, si dhe t’iu përshtatemi interesave të tyre”, thotë Nevzad Kadriu, përgjegjës për hapje dhe mirëmbajtje të dyqanit Interex.

Hapja e tij në Leposaviç, në fillim të muajit të kaluar, ka përkuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lejuar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdare.

Për më shumë se një vit ato kanë qenë të ndaluara, si masë sigurie për Kosovën, ka thënë Qeveria e vendit.

Javën e kaluar, kur ekipi i Radios Evropa e Lirë ishte te dyqani në fjalë, aty nuk kishte prodhime të Serbisë. Arsye për këtë, sipas Kadriut, ishte koha e shkurtër prej tri javësh, që nga heqja e ndalesës, për t’u furnizuar me to.

“Gjithsesi, [prodhimet serbe] janë diçka e mirë për këtë pjesë të konsumatorëve dhe ne do t’i ofrojmë në të ardhmen”, thotë Kadriu.

Në anketa të mëhershme të Radios Evropa e Lirë, shumë qytetarë në veri kanë thënë se u mungojnë produktet me të cilat “janë mësuar gjatë gjithë jetës”.

Mungesa e tyre ka detyruar disa biznese në këtë zonë edhe të mbyllen.

Të dhënat nga Dogana

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, të cilat i janë komunikuar Radios Evropa e Lirë, që nga heqja e masës që bllokonte importin e mallrave me origjinë nga Serbia, më 7 tetor, e deri më 25 tetor, në Kosovë kanë hyrë 528 dërgesa me mallra me origjinë nga Serbia, kryesisht ndërtimore dhe ushqimore.

Kadriu tregon se dyqanin në Leposaviq e frekuentojnë mbi 500 konsumatorë në ditë – shumica prej të cilëve, sipas tij, i takojnë komunitetit serb.

Beson se prania e prodhimeve serbe do të mund ta rriste, deri në një masë, numrin e tyre.

“Ndonëse, nga ajo që kemi parë deri më tash, mungesa e tyre nuk ka qenë ndonjë pengesë e madhe”, thotë Kadriu për Radion Evropa e Lirë.

Nga 50 punëtorë sa ka dyqani që menaxhon ai, 47 thotë se janë të komunitetit serb, dy nga komunitetet tjera dhe një shqiptar.

Bizneset në veri

Bizneset shqiptare në veriun e banuar me shumicë serbe – posaçërisht ato të mëdhatë – kanë qenë thuajse joekzistente deri këtë vit.

Dyqane të shqiptarëve kanë mundur të vërehen kryesisht në lagje multietnike të zonës.

Kjo, për faktin se popullata atje, nën ndikimin e Serbisë dhe të strukturave të saj paralele në Kosovë, vështirë u është bindur vendimeve të institucioneve në Prishtinë.

Këto të fundit, në anën tjetër, kanë marrë së voni disa hapa, në përpjekje për ta shtrirë sa më shumë autoritetin atje.

Mes tjerash, kanë ndaluar qarkullimin e dinarit serb dhe kanë mbyllur disa institucione paralele serbe, duke i cilësuar si të paligjshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë të Kosovës, nga janari deri në shtator të këtij viti, në komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan – janë regjistruar 220 biznese të reja, prej të cilave 19 me pronarë shqiptarë.

Çfarë thonë qytetarët në Leposaviç?

“Duhet të ketë edhe mallra serbe, sepse njerëzit janë mësuar me to. Ato mungojnë. Për shembull, produktet me mish të tharë të derrit këtu blihen shumë”, thotë Mirsad Huskoviç, klient në këtë dyqan.

Një bashkëvendëse e tij, që nuk do të identifikohet, thotë se shitja e produkteve të Serbisë në bizneset me pronarë shqiptarë, do të duhej të ishte gjë normale.

“… por, dalëngadalë. Unë jam e kënaqur. Me paratë e mia mund të blej ku të dua. Nuk më intereson, aspak”, thotë ajo.

Ngjashëm shprehet edhe Zhivka Obradoviç. Mjafton që tregu t’i plotësojë nevojat e konsumatorëve, pavarësisht nëse produktet janë nga Serbia ose jo, sipas saj.

“Ju them sinqerisht, njerëzit shkonin nga këtu në Mitrovicë [të Jugut – komunë e banuar me shumicë shqiptare] për të blerë. Pse të mos blejmë këtu, e kemi afër… Unë kam hyrë këtu disa herë. Se a më gjykon ose jo dikush për këtë, nuk e di”, thotë Obradoviç.

“Kohë e çmendur”

Pak më shumë se 30 kilometra larg Leposaviçit, në Mitrovicë të Veriut gjendet edhe një tjetër dyqan ushqimor që i përket zinxhirit Meridian Express, po ashtu me pronar shqiptar.

Ai është hapur në këtë komunë me shumicë serbe në fund të gushtit. Javën e kaluar, kur e vizitoi ekipi i REL-it, aty nuk kishte produkte me origjinë serbe.

Jeton Hyseni, menaxher i kësaj dege, thotë se i takon menaxhmentit të rrjetit të dyqaneve të vendosë nëse do të sjellë produkte me origjinë nga Serbia.

Në një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, nga ky menaxhment thonë se çështja e furnizimit të dyqanit me produkte të tilla “mbetet të shihet, varësisht kërkesave të klientëve në zonë”.

Hyseni thotë se klientët serbë që e frekuentojnë dyqanin në Mitrovicë të Veriut, janë të rrallë ose fare.

“Dëgjojmë nga disa klientë serbë që nuk guxojnë të hyjnë ose hyjnë me vështirësi, sepse thonë se po fotografojnë nga vende të ndryshme, se cilët njerëz hyjnë brenda… Arsyen e dinë ata, nuk tregojnë…”, thotë Hyseni.

Një qytetar serb nga Mitrovica e Veriut, i cili do që të identifikohet vetëm me mbiemrin Llazareviç, thotë se banorët e zonës e bojkotojnë biznesin shqiptar.

“Krejt çfarë po ndodh, nuk është situatë realiste. Këtu është krijuar një vakum për 20 vjet, është jetuar një jetë tjetër…më falni, por nuk dua të flas shumë”, shprehet ai.

“Nuk është se nuk dua, por, thjesht, nuk hyn askush, nuk guxon. Unë jam me popullin tim, ndonëse unë nuk jam nacionaliste, por… çfarë të them? Kohë e çmendur”, thotë një banore tjetër e Mitrovicës së Veriut.

Prej vitesh, produktet nga Serbia kanë qenë ndër më dominueset në tregun kosovar.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me udhëheqësit e dy dyqaneve në veri edhe më 7 nëntor, por ata thanë se nuk kanë marrë ende furnizime me prodhime serbe.

Të tilla, ndërkohë, mund të vërehen në disa dyqane në Prishtinë, të cilat i ka vizituar ekipi i REL-it pasditen e 7 nëntorit.

Hyrja e tyre vazhdon të shoqërohet me vonesa në Merdare dhe pala kosovare dhe ajo serbe akuzojnë njëra-tjetrën se i kanë komplikuar procedurat e eksport-importit./REL



Ju sugjerojmë

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar

17 Maj, 2025 1:01 pm
“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE
Aktualitet

“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE

17 Maj, 2025 12:51 pm
Goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ, lihet në burg 26 vjeçari
Aktualitet

Goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ, lihet në burg 26 vjeçari

17 Maj, 2025 12:37 pm
Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot
Aktualitet

‘Emmanuel jo i lumtur ta dëgjojë’/Rama:Studentët francezë s’duan të ikin nga Tirana

17 Maj, 2025 12:36 pm
‘Trump tha se Zoti ka plane për SHBA’/Rama: Besoj se ka një plan edhe për Evropën
Aktualitet

‘Trump tha se Zoti ka plane për SHBA’/Rama: Besoj se ka një plan edhe për Evropën

17 Maj, 2025 12:17 pm
Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot
Aktualitet

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot

17 Maj, 2025 12:00 pm
Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
Aktualitet

Vota e diasporës, “betejë” mes PD e Mundësisë për Tiranën

17 Maj, 2025 11:50 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Kosovë/ Dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

17 Maj, 2025 11:41 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Përfituan pensionin e një personi që nuk jetonte nga 2019, policia ndalon 2 shtetas

17 Maj, 2025 11:27 am
Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
Aktualitet

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

17 Maj, 2025 10:54 am
Para
Shefi britanik i Mbrojtjes: Tetori, muaji me humbjet më të mëdha për Rusinë në Ukrainë

Shefi britanik i Mbrojtjes: Tetori, muaji me humbjet më të mëdha për Rusinë në Ukrainë

Kombëtarja U-21 luan dy ndeshje miqësore me Moldavinë, trajneri Bushi publikon listën

Kombëtarja U-21 luan dy ndeshje miqësore me Moldavinë, trajneri Bushi publikon listën

1913/ Intervista ekskluzive me Ismail Qemalin në hotelin “Cecil”, në Londër

1913/ Intervista ekskluzive me Ismail Qemalin në hotelin “Cecil”, në Londër
















TE FUNDIT

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
17 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti një konferencë për mediat, ku  ka akuzuar Partinë Socialiste dhe qeverinë për manipulime...

Lexo më shumë

“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE

“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE
17 Maj, 2025

Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar që po zhvillohet në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron iu bëri thirrje bizneseve që të investojnë...

Lexo më shumë

Goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ, lihet në burg 26 vjeçari

Goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ, lihet në burg 26 vjeçari
17 Maj, 2025

Prokuroria e Tiranës ka caktuar masën e “arrest me burg” për 26-vjeçarin, Rei Nozlli. Dy ditë më parë Nezolli goditi...

Lexo më shumë

‘Emmanuel jo i lumtur ta dëgjojë’/Rama:Studentët francezë s’duan të ikin nga Tirana

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot
17 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me presidentin Emmanuel Macron në forumin ndërkombëtar ekononomik që po mbahet në Tiranë, teksa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com