Facebook-u, instagram-i, whatsapp-i, messenger-i, snapchat-i janë aplikacione që vetëm ne nje cast qarkullojne miliarda foto në të gjithë botën.
Pavarësisht promovimit gjithnjë e më shumë të fotografëve profesionalë qofshin këta fotoreporterë, apo edhe fotografë që punojnë për sfera të tjera të cilat kanë të bejnë me ekspozitat, revistat, kopertinat e librave, posterat, thuajse të gjithë janë vetëquajtur fotografë. Kjo lidhet me lehtësinë që cdo njëri prej nesh ka për të qenë një i tillë.
Nëse je diku dhe sheh një ngjarje apo aksident mjafton një shkrepje rastësore dhe ti behesh deshmia e asaj që ka ndodhur.
Por sot mund të quhen të gjithë fotografë edhe sepse të gjithë e kanë mundesinë të bëjnë një shkrepje, qoftë kjo me aparatë modestë apo edhe nga ata më profesionalët. Shpesh persona që vijnë nga sfera te ndryshme shoqërore duke e pasur fotografinë pasion kanë arritur që ta kthejnë atë më pas në një profesion duke afirmuar dhe marrë pëlqimin e shumë njerëzve.
Pra sot fotografia është bëreë lehtesisht e aksesueshme pavaresisht se edhe në këtë rast ka një debat të hapur mbi cilësine apo atë që quajmë fotografi cilësore.