Nënat që janë të stresuara dhe pinë shumë duhan gjatë shtatzënisë, lindin fëmijë homoseksualë.
Ky është një studim disa vjeçar i një neuroshkencetari holandez, mbi mënyrën e jetesës së një nëne gjatë shtatzënisë. Sipas, Profesor Dick Swaab, mënyra e jetesës së nënës luan një rol jetik në seksualitetin e foshnjes.
Profesori Dick Swaab, nëpërmjet librit të publikuar dhe të shumë përfolur arrin në konkluzionin se gratë që janë të stresuara dhe që konsumojnë duhan, alkool dhe drogra të ndryshme, fëmijët e gjinisë mashkull do të lindin homoseksualë, njofton tvklan. E njëjta gjë ndodh edhe për bebet e gjinisë femërore. Shkencëtari ka arritur në këtë përfundim pas disa vjetësh kërkimi në këtë fushë.
Nga ana tjetër shumë shkencëtar të tjerë besojnë se orientimi seksual i një fëmije ndikohet direkt nga edukimi në familje dhe në shoqëri.
Doktori Dr. Swaab apelon që të gjitha femrat që duan të bëhen nëna, të jenë të kujdesshme dhe të mos konsumojnë duhan dhe alkool. Ndërsa partnerët e tyre meshkuj gjatë 9 muajve të shtatzënisë të bëjnë të pamundurën për ti bërë bashkëshortet të ndihen të lumtura.