Balerini i njohur Graciano Tagani ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës. Mes pyetjeve thumbuese të dy gazetareve ai i është përgjigjur edhe një pyetje disi pikante. A janë balerinët gay? – ishte një pyetja në fjalë të cilës me sportivitet ai i është përgjigjur:
“Kam dal në skenë që 13 vjeç, edhe në fillim thonin: Ky që dridhet që bëhet, paragjykimi ka qenë tmerr, por tani ka ndryshuar 80 % duke kaluar tek femrat që bëhesh shumë seksi shumë i dashur, e meshkujt e tjerë të shohin kështu por brenda vetes të vet ju ha të dridhen çik si ne”.
Graciano ka shpjeguar përveç se nuk ka dyshime për seksualitetin e tyre ata shihen me një tjetër sy nga vajzat e djemtë.